Postuar më: 9 June / 00:35

Algjeria

Pjesëmarrjet e mëparshme: 3

Tituj: 0

Rangimi sipas FIFA-s: 22

 

Historia në Kampionate Botërore

Deri sivjet, Algjeria ka luajtur në tre Kampionate Botërore. Ata e nisën në mënyrën më të mirë të mundshme turneun në Spanjë në vitin 1982 duke e mposhtur Gjermaninë (2-1), por pësuan nga Austria (2-0) dhe përkundër fitores ndaj Kilit në ndeshjen e tretë (3-2), nuk u kualifikuan tutje, pasi Austria kishte golaverazh më të mirë.

‘Meksika 1986’ ishte një turne për t’u harruar për këtë përfaqësuese afrikane, e cila u përfshi në një grup me Brazilin, Spanjën dhe Irlandën e Veriut. Dy humbje dhe një barazim, bënë që Algjeria të shkonte herët në shtëpi.

Algjerianët ishin pjesëmarrës edhe në turneun e kaluar në Afrikën e Jugut, mirëpo as aty gjërat nuk shkuan mirë. Ishin në grup me Anglinë, SHBA-të dhe Slloveninë. Pësuan dy humbje dhe regjistruan një barazim, ndërsa u larguan nga gara pa shënuar asnjë gol.

 

Kualifikimi për KB 2014

Algjeria bëri paraqitje të mirë në rrugën për në Brazil. Kjo përfaqësuese fitoi pesë nga gjashtë përballjet grupore duke kryesuar grupin, në të cilin gjendeshin edhe Mali, Benini dhe Ruanda.

Në ‘play-off’, shorti i ra me Burkina Fason. Në ndeshjen e parë si mysafir, Algjeria pësoi me rezultat 3-2. Mirëpo, në shtëpi regjistroi fitore prej 1-0 dhe mori vizën për në Brazil falë golave në terren mysafir.

 

Lojtarët kryesorë

Madjid Bougherra është figura kryesore në mbrojtje dhe ai e shënoi atë golin e rëndësishëm kundër Burkina Fasos në ‘play-off’ që siguroi pjesëmarrjen e kombëtares së tij në Kampionatin Botëror.

Sofiane Feghouli është një mesfushor ofensiv mbresëlënës, derisa Medhi Lacen i mban gjërat nën kontroll në fazën ofensive. Islam Slimani është treguar opsioni më efektiv gjatë fazës kualifikuese.

MadjidBugherra

Performancat më të mira në një Kampionat Botëror: ‘Spanja 1982’(faza grupore).

 

Skuadra e plotë

Portierë: Mohamed Zemmamouche (USM Alger), Rais Mbolhi (CSKA Sofia, Bulgaria), Cedric Si Mohamed (CS Constantine).

Mbrojtës: Carl Medjani (Valenciennes), Aissa Mandi (Reims), Madjid Bougherra (Lekhëiya), Faouzi Ghoulam (Naples), Rafik Halliche (Academica Coimbra), Essaid Belkalem (Watford), Liassine Cadamuro (Majorque), Djamel Mesbah (Livourne), Mehdi Mostefa (AC Ajaccio).

Mesfushorë: Sofiane Feghouli (Valence), Saphir Taider (Inter Milan), Medhi Lacen (Getafe), Abdelmoumen Djabou (Club Africain), Yacine Brahimi (Grenade), Hassan Yebda (Udinese), Nabil Bentaleb (Tottenham), Riyad Mahrez (Leicester).

Sulmues: Islam Slimani (Sporting Portugal), Hilal Soudani (Dinamo Zagreb), Nabil Ghilas (FC Porto).

Trajneri: Vahid Halilhodzic

LakhtarBelloumi

Yjet e dikurshme: Lakhdar Belloumi, Rachid Mekhloufi, Mustapha Zitouni.

0 komente