Grupi D

Postuar më: 6 June / 18:46

Anglia

Pjesëmarrjet e mëparshme: 13

Tituj: 1

Rangimi sipas FIFA-s: 10

 

Historia në Kampionate Botërore

Deri para këtij turneu, Anglia ka marrë pjesë 13 herë në Kampionate Botërore, ndërsa në tetë kampionatet e fundit ka qenë pjesëmarrëse shtatë herë. Tre Luanët e kanë fituar Kupën e Botës një herë, kur ishin nikoqirë në vitin 1966.

Në turneun e fundit, ‘Afrika e Jugut 2010’, anglezët e kaluan fazën grupore, mirëpo në të tetën e finales u përjashtuan nga Gjermania. Edhe në vitin 1990 në Itali, ata ishin eliminuar po nga Gjermania në gjysmëfinale, pas ekzekutimit të penaltive.

 

Kualifikimi për KB 2014

Anglia zuri vendin e parë të Grupit H në zonën evropiane për të siguruar pjesëmarrjen në ‘Brazili 2014’, në xhiron e fundit kundër Polonisë.

Rruga për në Brazil nuk ishte aq e lehtë sa ajo katër vite më parë për në Afrikën e Jugut. Edhe pse zhvilluan një fushatë kualifikuese pa humbje, anglezët u desh të prisnin deri në xhiron e fundit që të siguronin kualifikimin automatik, pa shkuar në ‘play-off’.

Dy barazime ndaj Ukrainës dhe barazimet ndaj Polonisë dhe Malit të Zi si mysafirë, i lanë tifozët e Tre Luanëve në ethe deri në momentet finale. Megjithatë, kombëtarja e tyre ia doli që të shkonte në Botëror.

 

Lojtarët kryesorë

Wayne Rooney mbetet lojtari kryesor i Anglisë dhe golat e tij në fazën kualifikuese ishin të rëndësishëm për progresin e skuadrës së Roy Hodgson. Vazhdojmë me emrat e njohur të futbollit botëror në mesfushë, si Steven Gerrad e Frank Lampard.

Edhe futbollistët e rinj që i ka marrë me vete përzgjedhësi do të përpiqen që të lënë mbresa në turneun e sivjetmë.

Përkundër se askush nuk i përfshin në listën e favoritëve, anglezët janë zotuar të bëjnë befasi dhe ta arrijnë në fazat e fundit të turneut.

GerradWayne

Performancat më të mira në një Botëror:  ‘Anglia 1966’ (fitues).

 

Skuadra e plotë

Portierë: Fraser Forster (Celtic FC), Ben Foster (West Bromwich Albion FC), Joe Hart (Manchester City FC).

Mbrojtës: Leighton Baines (Everton FC), Gary Cahill (Chelsea FC), Phil Jagielka (Everton FC), Glen Johnson (Liverpool FC), Phil Jones (Manchester United FC), Luke Shaë (Southampton FC), Chris Smalling (Manchester United FC).

Mesfushorë: Ross Barkley (Everton FC), Steven Gerrard (Liverpool FC), Jordan Henderson (Liverpool FC), Adam Lallana (Southampton FC), Frank Lampard (Chelsea FC), James Milner (Manchester City FC), Alex Oxlade-Chamberlain (Arsenal FC), Raheem Sterling (Liverpool FC), Jack Wilshere (Arsenal FC).

Sulmues: Rickie Lambert (Southampton FC), Wayne Rooney (Manchester United FC), Daniel Sturridge (Liverpool FC), Daniel Welbeck (Manchester United FC).

Trajneri: Roy Hodgson

BobbyCharlton

Yjet e dikurshme: Sir Bobby Charlton, Peter Shilton, Gary Lineker.

0 komente