Postuar më: 6 June / 15:57

Arena Amazonia, Manaus

Viti i ndërtimit: 2013

Kapaciteti i përgjithshëm: 42.374

Edhe pse nuk është një vend tradicional i futbollit në Brazil, Manaus pritet të bëhet i famshëm për tifozët që do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror, falë karakterit unik të Arena Amazonia, më herët të njohur si Estadio Vivaldao.

Qyteti është i vendosur në zemër të pyjeve të Amazonisë, pyjeve më të mëdha tropikale me shi në botë që njëherësh e kanë frymëzuar rinovimin e stadiumit, i cili mbyllet me një strukturë metali, e që është ndërtuar që t’i ngjasojë një shporte kashte që është shumë e famshme në atë regjion.

Stadiumi do të ndihmojë për mbledhjen e ujit nga shiu që do të përdoret për shfrytëzim në banjë, ndërsa edhe rrezet e diellit do të shfrytëzohen për gjenerim energjie. Ekranet përreth stadiumit janë ndërtuar në mënyrë që të ulin çmimin e energjisë dhe të kontrollojnë temperaturën brenda stadiumit.

Krahas ulëseve për 42.374 spektatorë, Arena Amazonia përmban edhe restorante dhe një parking nëntokësor, ndërsa aty arrihet edhe përmes autobusëve dhe shërbimeve hekurudhore.

Pas Kampionatit Botëror, arena do të shfrytëzohet për mbajtjen e koncerteve të ndryshme dhe evenimenteve tjera kulturore.

Amazonia2

Takimet që do të zhvillohen në Arena Amazonia:

Faza grupore

14 qershor: Angli v Itali

18 qershor: Kamerun v Kroaci

22 qershor: SHBA v Portugali

25 qershor: Honduras v Zvicër

0 komente