Postuar më: 6 June / 16:18

Arena de Sao Paulo, Sao Paulo

Viti i ndërtimit: 2014

Kapaciteti i përgjithshëm: 65.807

Nga tri klubet më të mëdha në Sao Paulo, i vetmi që më herët nuk kishte stadium të vetin me madhësi dhe strukturë të domosdoshme për të zhvilluar ndeshjet në shtëpi, ishte klubi me më së shumti tifozeri në këtë qytet, Sport Club Corinthians Paulista.

Kjo ëndërr e tifozëve të Corinthians tashmë është realizuar në formën e Arena de Sao Paulo, që njëherësh është nikoqir edhe i ndeshjeve të Kampionatit Botëror 2014.

Stadiumi është ndërtuar në afërsi të Itaquera që paraqet zonën lindore të Sao Paulos. Ky projekt pritet që të ndihmojë në shtytjen ekonomike të kësaj zone, e cila është e kufizuar ekonomikisht dhe në të banojnë afro katër milionë njerëz.

Gjatë procesit të ndërtimit janë punësuar 6.000 njerëz, të cilët kanë qenë drejtpërdrejtë ose indirekt të përfshirë në realizmin e projektit.

Arena de Sao Paulo është zgjedhur që të jetë nikoqir i ndeshjes hapëse të ‘Brazili 2014’, ndërmjet nikoqirit dhe Kroacisë, ndërsa krahas ndeshjeve të rëndësishme, aty do të zhvillohet edhe një gjysmëfinale.

SaoPaulo

Përballjet që do të zhvillohen në Arena de Sao Paulo:

Faza grupore

12 qershor: Brazil v Kroaci

19 qershor: Uruguai v Angli

23 qershor: Holandë v Kili

26 qershor: Koreja e Jugut v Belgjikë

Fazat e eliminimit direkt

1 korrik: Një takim i 1/8 së finales

9 korrik: Një gjysmëfinale 

0 komente