Postuar më: 6 June / 16:06

Arena Fonte Nova, Salvador

Viti i ndërtimit: 1951

Kapaciteti i përgjithshëm: 52.048 (48.747 ulëse për tifozët)

Salvadori mirëpret Kampionatin Botëror me një stadium të rinovuar me kapacitet të përgjithshëm prej 52.048. Arena e re do të jetë nikoqire e gjashtë ndeshjeve të turneut të madh.

I quajtur zyrtarisht Estadio Octavio Mangabeira, Fonte Nova është hapur më 28 janar të vitit 1951 dhe ka qenë vendngjarja e shumë derbive ndërmjet dy klubeve rivale nga Salvadori – Esporte Clube Bahia dhe Esporte Clube Vitoria. Është mbyllur në nëntor të vitit 2007 dhe tre vite më pas është rrënuar.

Stadiumi i ri është ndërtuar në po të njëjtin vend dhe është modeluar sipas paraardhësit të tij, ndërsa mbulohet me një kulm të lehtë metali. Krahas stadiumit, në objekt është ndërtuar një kompleks që përmban një restorant panoramik, muze të futbollit, parkingje për automjete, dyqane, hotele dhe një sallë koncertesh.

Duke ruajtur me krenari traditën, Fonte Nova do të jetë nikoqir i katër ndeshjeve grupore, tri nga të cilat janë derbi, ndërsa dy ndeshjet e fazës së eliminimit direkt përfshijnë të tetën e finales dhe çerekfinalen.

FonteNova1

Takimet që do të zhvillohen në Estadio Beira-Rio:

Faza grupore

13 qershor: Spanja v Holanda

16 qershor: Gjermani v Portugali

20 qershor: Zvicër v Francë

25 qershor: Bosnje e Hercegovinë v Iran

Faza e eliminimit direkt

1 korrik: Një takim i 1/8 së finales

1 korrik: Një çerekfinale

0 komente