Postuar më: 6 June / 16:15

Arena Pantanal, Cuiaba

Viti i ndërtimit: 2014

Kapaciteti i përgjithshëm: 42.968

Duke qenë se stadiumi në Cuiaba është caktuar që të jetë nikoqir i ndeshjeve të Kampionatit Botëror dhe kur dihet se Pantanali është një regjion i pasur me florë dhe faunë, nuk është befasi që ana ekologjike ka qenë tema bazë e konstruktimit dhe riparimit të objektit.

Kjo qasje ekologjike është aplikuar nga detajet më të vogla duke shfrytëzuar drurin në ndërtim, kurse mbetjet janë ricikluar. Në këtë mënyrë, ato janë rishfrytëzuar gjatë projektit të ndërtimit dhe gjatë rregullimit të rrugëve që shkojnë te stadiumi.

Kualiteti i ajrit dhe tokës në këtë pjesë është monitoruar vazhdimisht, prandaj i përshtatet për mrekulli emri ‘O Verdao’ (‘Gjiganti i gjelbër’).

Është rindërtuar veçmas për ‘Brazili 2014’ dhe mirëpret katër ndeshje të Kampionatit Botëror. Ka një kapacitet të zmadhuar në 42.968, ndërsa ka okupuar vendin në të cilin ka qenë dikur Estadio Jose Fragelli.

Objekti ka një strukturë mjaft të përshtatshme, në mënyrë që të zvogëlohet pas përfundimit të Kampionatit Botëror.

Pjesa e mbuluar ka një ndërtim ideal për mbajtjen e evenimenteve të ndryshme, si koncerte, ekspozita dhe panaire tregtare. Po ashtu, nga stadiumi përfitojnë edhe dy klube të mëdha lokale (Mixto dhe Operario), sidomos gjatë turneut, pasi pas ndeshjeve do të mbushen përplot me turistë.

Pantanal1

Takimet që do të zhvillohen në Arena Pantanal:

Faza grupore

13 qershor: Kili v Australi

17 qershor: Rusi v Koreja e Jugut

21 qershor: Nigeri v Bosnje e Hercegovinë

24 qershor: Japoni v Kolumbi

0 komente