Postuar më: 6 June / 16:16

Arena Pernambuco, Recife

Viti i ndërtimit: 2014

Kapaciteti i përgjithshëm: 42.849

Recife është një qytet ku pasioni për futbollin është shumë i madh. Është shtëpia e tri klubeve historike braziliane – Nautico, Santa Cruz dhe Sport. Ky qytet tashmë ka qenë nikoqir i një ndeshjeje të Kampionatit Botëror 1950, në asokohe stadiumin e quajtur Ilha do Retiro. Tash, qyteti ka një stadium krejtësisht të ri, të përgatitur që të jetë nikoqir i ndeshjeve të Kampionatit Botëror 2014.

Arena Pernambuco lokalizohet në Sao Lourenco da Mata, në zonën metropolitane të Recifes, vetëm 19 kilometra larg Aeroportit Ndërkombëtar Guararapes. Objekti është një kompleks që përmban edhe restorante, qendra tregtare dhe kinema.

Projekti konsiderohet si një katalizator ekonomik për këtë pjesë që konsiderohet e privuar ekonomikisht. Po ashtu, pritet që në afërsi të stadiumit të ndërtohet një lagje krejtësisht e re me rreth 5.000 shtëpi.

Me një kapacitet për 42.849 spektatorë dhe i ndërtuar në mënyrë që të ekzistojë një partneritet mes publikut dhe sektorit privat, Arena Pernambuco është nikoqir i ndeshjeve të klubit Nautico, në bazë të një marrëveshjeje të arritur në vitin 2011.

Pernambuco

Takimet që do të zhvillohen në Arena Pernambuco:

Faza grupore

14 qershor: Bregu i Fildishtë v Japoni

20 qershor: Itali v Kosta Rika

23 qershor: Kroaci v Meksikë

26 qershor: SHBA v Gjermani

Fazat e eliminimit direkt

29 qershor: Një takim i 1/8 së finales

0 komente