Grupi F

Postuar më: 6 June / 18:07

Argjentina

Pjesëmarrjet e mëparshme: 15
Tituj: 2
Rangimi sipas FIFA-s: 5

 

 

Historia në Kampionate Botërore

Argjentina ka luajtur në katër finale të Kampionatit Botëror, njëra nga to që në inaugurimin e turneut në vitin 1930 në Uruguai, ku pësoi me rezultat 4-2 nga skuadra nikoqire.

Kontributet e Mario Kempes (në vitin 1978) dhe Diego Maradona (në vitin 1986) bënë që kjo kombëtare të ngrejë trofeun në të dy këto turne, i pari në Argjentinë dhe i dyti i zhvilluar në Meksikë.

Finalja e fundit ishte në Itali në vitin 1990, ku Argjentina pësoi nga Gjermania Perëndimore me golin e shënuar nga Andreas Brehme nga penaltia në minutën e 85-të.

Që atëherë, kjo përfaqësuese nuk ka arritur të shkojë më lartë se në çerekfinale.

 
Kualifikimi për KB 2014

Argjentina e filloi fushatën kualifikuese me fitore prej 4-1 kundër Kilit, por humbi nga Venezuela dhe barazoi me Bolivinë, gjë që nxiti dyshime nëse trajneri Alejandro Sabella do të ishte në gjendje që ta kualifikonte këtë përfaqësuese në Botëror.

Megjithatë, La Albiceleste u kthye me fitore ndaj Kolumbisë dhe ky moment shënoi pikë kthese, pasi Argjentina kaloi 14 ndeshje pa humbje. Shënoi 35 gola dhe pranoi 15-të.

Kjo kombëtare përfundoi në krye të tabelës kualifikuese të zonës CONMEBOL me dy pikë më shumë se Kolumbia që u rendit e dyta.

 
Lojtarët kryesorë

Katër herë fituesi i Topit të Artë dhe rekordthyesi i shumëfishtë, Lionel Messi, është lideri i pakontestueshëm i Argjentinës dhe tashmë është edhe kapiten.

Ai ka arritur gjithçka që arrihet në nivel klubi dhe në nivel individual me Barcelonën dhe vetëm Kupa e Botës mungon në sirtarin e tij. Tash, kur është 26-vjeç, padyshim se do të japë maksimumin që të thyeje tabunë e performancave me kombëtaren.

Në mbështetje të tij do të jenë mesfushorët, Javier Mascherano e Angel Di Maria, kurse sulmuesit Sergio Aguero dhe Gonzalo Higuain bëjnë që faza ofensive të duket makth për çdo kundërshtar.

LionelMessi

Performancat më të mira në një Kampionat Botëror: ‘Argjentina 1978’ (fitues), ‘Meksika 1986’ (fitues).

 
Skuadra e plotë

Portierë: Sergio Romero (Monaco), Mariano Andujar (Catania), Agustin Orion (Boca Juniors).

Mbrojtës: Federico Fernandez (Napoli), Ezequiel Garay (Benfica), Martin Demichelis (Manchester City), Pablo Zabaleta (Manchester City), Marcos Rojo (Sporting Lisbon), Jose Basanta (Monterrey), Hugo Campagnaro (Inter Milan).

Mesfushorë: Fernando Gago (Boca Juniors), Augusto Fernandez (Celta Vigo), Javier Mascherano (Barcelona), Angel Di Maria (Real Madrid), Lucas Biglia (Lazio), Maxi Rodriguez (Newell’s Old Boys), Ricardo Alvarez (Inter Milan), Enzo Perez (Benfica).

Sulmues: Sergio Aguero (Manchester City), Gonzalo Higuain (Napoli), Lionel Messi (Barcelona), Ezequiel Lavezzi (Paris Saint-Germain), Rodrigo Palacio (Inter Milan).

Trajneri: Alejandro Sabella

DiegoMaradona (1)
Yjet e dikurshme: Daniel Passarella, Diego Maradona, Gabriel Batistuta, Mario Kempes

 

 

0 komente