Grupi B

Postuar më: 6 June / 16:16

Australia

Pjesëmarrjet e mëparshme: 3

Tituj: 0

Rangimi sipas FIFA-s: 62

 

Historia në Kampionate Botërore

Me një skuadër amatore, Australia për herë të parë luajti në një Botëror në vitin 1974. Në prezantimin e tyre të dytë, në ‘Gjermania 2006’, australianët nuk u larguan pa u vërejtur. Ata u kualifikuan në të tetën e finales, ku u mposhtën nga fituesi i turneut, Italia.

Pjesëmarrja e tyre vazhdoi në vitin 2010 në Afrikën e Jugut, ku nuk arritën të kalojnë fazën grupore për shkak të diferencës së golave.

 

Kualifikimi për KB 2014

Australia kaloi rrugë të vështirë për të siguruar vizën për ‘Brazili 2014’. Kualifikimi i tyre u përshkua me ngritje dhe rënie në formë. Mirëpo, në përballjen finale ndaj Irakut, Josh Kennedy shënoi një gol të vonshëm për të siguruar kualifikimin.

Trajneri Holger Osieck u shkarkua në tetor të vitit 2013 pas humbjeve të thella nga Brazili dhe Franca, ndërsa në vend të tij u angazhua ish-trajneri i Brisbane Roar, Melbourne Victory dhe ekipit kombëtar të të rinjve, Ange Postecoglou.

 

Lojtarët kryesorë

Tim Cahill mbetet ylli kryesor dhe udhëheqësi i përfaqësueses së Australisë me aftësi shënuese si nga loja e hapur si nga ndërprerjet.

Kapiteni dhe qendërmbrojtësi Lucas Neill vazhdon të jetë ‘muri’ kryesor i skuadrës në fazën defensive dhe gjithmonë është angazhuar maksimalisht për ekipin kombëtar.

Paraqitjet e mira në Afrikën e Jugut (2010), kanë bërë që mesfushori Brett Holman të përfshihet në listën e lojtarëve më të rëndësishëm të kësaj përfaqësueseje.

TimCahill

Performanca më e mirë në një Botëror: ‘Gjermania 2006’ (1/8 e finales).

 

Skuadra e plotë

Portierë: Mat Ryan (Club Bruges), Mitchell Langerak (Borussia Dortmund), Eugene Galekovic (Adelaide United).

Mbrojtës: Jason Davidson (Heracles Almelo), Matthew Spiranovic (Western Sydney Wanderers), Ivan Franjic (Brisbane Roar), Bailey Wright (Preston North End), Ryan McGowan (Shandong Luneng), Alex Wilkinson (Jeonbuk Hyundai Motors).

Mesfushorë: Oliver Bozanic (Luzern), Mark Bresciano (Al Gharafa, Qatar), James Holland (Austria Vienna), Mile Jedinak (Crystal Palace), Mark Milligan (Melbourne Victory), Dario Vidosic (Sion), Matt McKay (Brisbane Roar), James Troisi (Atalanta), Massimo Luongo (Swindon)

Sulmues: Tim Cahill (New York Red Bulls), Matthew Leckie (FSV Frankfurt 1899), Tommy Oar (Utrecht), Ben Halloran (Fortuna Duesseldorf), Adam Taggart (Newcastle Jets).

Trajneri: Ange Postecoglou

MarkViduka

Yjet e dikurshme: Johnny Warren, Mark Viduka, Scott Chipperfield.

0 komente