ArgjentinaRomero

Postuar më: 11 July / 17:35

Bashkëshortja e Romeros: Ai lexoi letrën time para penaltive (Video)

Bashkëshortja e portierit argjentinas, Sergio Romero, Eliana Guerico, ka shpjeguar se Sergio Romero po lexonte një letër të saj, para pritjes së penaltive.

Bashkëshortja e portierit argjentinas, Sergio Romero, Eliana Guerico, ka mohuar se numri një i argjentinasve ishte duke shikuar në letër kahun e gjuajtjes së futbollistëve kundërshtarë.

Guericio bëri të ditur se Romero po lexonte një porosi që ajo gjithmonë ia jep atij me vete në gara të rëndësishme.

“Atë copë letre ia dhash unë. Edhe në Olimpiadë (në Pekin më 2008) unë isha atje dhe ia shkrova një letër me mesazh duke e uruar për të më mirat në botë. Në atë kohë ajo i solli fat, pasi ata u shpallën kampionë”, u shpreh gruaja bukuroshe e Romeros. /Telegrafi/

0 komente