Behrami: E pashë Messin duke iu lutur Zotit për shtyllën e Xhemailit

Futbollisti i Napolit tregon detaje të ndeshjes së Zvicrës me Argjentinën në Kupën e Botës në Brazil dhe rastin e fundit të humbur nga Blerim Xhemaili.

Valon Behrami ka pasur detyrën më të vështirë në radhët e Zvicrës për ndeshjen me Argjentinën, ai është dashur të jetë “hija” e futbollistit më të mirë në botë, Lionel Messi. Një punë që në fakt e ka kryer me shumë shumë sukses dhe për këtë ka marr lëvdatat e medieve ndërkombëtare.

Behrami aq ka qenë afër Messit, sa që në një moment e ka detyruar këtë të fundit të tregojë temperamentin e tij, duke e shtyrë futbollistin nga Mitrovica.

“Nuk e di nëse duhet të jemi krenar për lojën apo të zhgënjyer për mundësinë e humbur të shkruajmë historinë. Bëmë një gabim dhe u dënuam”, tha fillimisht Behrami për Ticinonline, transmeton Sporti1.

Ai kujton një rast me Messin, kur Blerim Xhemaili në fund të ndeshjes gjuajti me kokë topin që përfundoi në shtyllën argjentinase.

“Deri sa Blerimi gjuajti me kokë, e pashë Messin se si i lutej zotit që topin nuk hyri në portë”, tha ai. /Telegrafi/

0 komente