Postuar më: 9 June / 00:55

Belgjika

Pjesëmarrjet e mëparshme: 11

Tituj: 0

Rangimi sipas FIFA-s: 11

 

Historia në Kampionate Botërore

Anëtari themelues i FIFA-s, Belgjika deri më tani ka marrë pjesë në 11 Kampionate Botërore dhe ka qenë vazhdimisht e pranishme ndërmjet viteve 1982-2002.

Në vitin 1998, skuadra e udhëhequr nga trajneri Georges Leekens mbeti e treta në grup dhe u eliminua shumë herët, ndërsa të zgjedhurit e Robert Waseige në vitin 2002 u kualifikuan në të tetën e finales, ku u mposhtën nga fituesi i atij viti, Brazili.

Gjenerata më e suksesshme e Belgjikës ishte ajo e vitit 1986 në Meksikë, e cila u kualifikua në gjysmëfinale, ku u mposht nga Argjentina.

 

Kualifikimi për KB 2014

Pas viteve të shumta të kaluara në krijimin e lojtarëve kualitativë, Belgjika ka arritur të ndërtojë një skuadër, e cila mund ta rivalizojë çdo kundërshtar.

Kjo përfaqësuese ishte e jashtëzakonshme gjatë kualifikimeve duke arritur të zë vendin e parë në Grupin A me 26 pikë të fituara, nga tetë fitore dhe dy barazime.

‘Les Diables Rouges’ patën në grup përfaqësuese, si Kroacia, Serbia, Skocia, Uellsi dhe Maqedonia. Dy barazimet e vetme ishin, njëri ndaj Kroacisë dhe tjetri ndaj Uellsit kur veçmë Belgjika kishte siguruar pjesëmarrjen në ‘Brazili 2014’.

 

Lojtarët kryesorë

Belgjika ka një numër të madh yjesh në skuadër, të cilët luajnë për klubet më prestigjioze evropiane.

Duke filluar nga portieri Thibaut Courtois dhe mbrojtësi me përvojë Vincent Kompany, kjo përfaqësuese numëron shumë lojtarë të njohur.

Mesfushori ofensiv Eden Hazard është duke u shndërruar në një nga futbollistët më të mirë në pozitën ku luan dhe përpara tij gjendet sulmuesi që nuk fal, Romelu Lukaku, duke mos harruar edhe Dries Mertens.

Për Belgjikën luan edhe supertalenti shqiptar, Adnan Januzaj, i cili porsa pranoi të luante për këtë përfaqësuese, menjëherë u përfshi në skuadrën paraprake dhe pastaj në skuadrën finale për Kampionatin Botëror.

AdnanJanuzaj

Performancat më të mira në një Kampionat Botëror: ‘Meksika 1986’ (vendi i katërt).

 

Skuadra e plotë

Portierë: Thibaut Courtois (Atletico Madrid/Chelsea), Simon Mignolet (Liverpool), Sammy Bossut (Zulte Waregem).

Mbrojtës: Toby Alderweireld (Atletico Madrid), Laurent Ciman (Standard Liege), Vincent Kompany (Manchester City), Nicolas Lombaerts (Zenit), Daniel Van Buyten (Bayern Munich), Anthony Vanden Borre (Anderlecht), Thomas Vermaelen (Arsenal), Jan Vertonghen (Tottenham).

Mesfushorë: Nacer Chadli (Tottenham), Steven Defour (Porto), Moussa Dembele (Tottenham), Marouane Fellaini (Manchester United), Axel Witsel (Zenit), Adnan Januzaj (Manchester United), Eden Hazard (Chelsea).

Sulmues: Kevin De Bruyne (Wolfsburg), Romelu Lukaku (Everton), Dries Mertens (Napoli), Kevin Mirallas (Everton), Divock Origi (Lille).

Trajneri: Marc Wilmots

EnzoScifo

Yjet e dikurshme: Enzo Scifo, Jean-Marie Pfaff, Marc Wilmots.

0 komente