Postuar më: 14 July / 22:16

Blatter e vlerëson lartë ‘KB 2014’

Presidenti i FIFA-s, Sepp Blatter, ia ka vënë notën 9.25 (nga 10 maksimalja) Kampionatit të sivjetmë Botëror që u zhvillua në Brazil.

Turneu i madh u mbyll me triumfin e Gjermanisë ndaj Argjentinës në finale (1-0), ashtu që Die Mannschaft u shpallën kampionë me plot meritë.

Duke buzëqeshur, ai iu ka thënë reporterëve: “Ne jemi konsultuar me të gjithë kompjuterët tanë dhe shënimet ne Facebook dhe kemi vendosur që nga 10 pikë të notohemi me 9.25, pasi perfeksioni nuk ekziston në futboll”.

Ai ka shtuar se ky Kampionat Botëror ishte i dhjeti për të në tërësi dhe i pesti në pozitën e presidentit të FIFA-s dhe ajo që e bën këtë ngjarje speciale, sipas Blatter, është kualiteti i futbollit dhe intensiteti i lojërave. /Rel/Telegrafi/

0 komente