Grupi F

Postuar më: 6 June / 18:11

B e H

Pjesëmarrjet e mëparshme: 0

Tituj: 0

Rangimi sipas FIFA-s: 21

 

Historia në Kampionate Botërore

Përfaqësuesja e Bosnje e Hercegovinës asnjëherë më parë nuk është kualifikuar në një Kampionat Botëror. ‘Brazili 2014’ shënon debutimin e kësaj kombëtareje në turneun e madh.

 

Kualifikimi për KB 2014

Fushata kualifikuese e Bosnje e Hercegovinës ishte e jashtëzakonshme duke fituar tetë nga dhjetë sfidat. Kjo kombëtare regjistroi vetëm një barazim dhe një humbje në rrugën për në Brazil.

Me një sulm të pamëshirshëm dhe një disiplinë të madhe, ata shënuan 30 gola në fazën kualifikuese duke zënë vendin e katërt me efektivitetin golashënues në zonën evropiane. Mbresëlënëse ishte edhe mbrojtja, e cila u thye vetëm në gjashtë raste.

Goldiferenca ishte pikërisht elementi që siguroi kualifikimin e drejtpërdrejtë të Bosnje e Hercegovinës nga Grupi G, pasi pati pikë të barabarta me Greqinë që u rendit në vend të dytë.

 

Lojtarët kryesorë

Bosnja e Hercegovina ka një numër të madh të lojtarëve të talentuar, të cilët luajnë në klube të rëndësishme evropiane.

Edin Dzeko dhe Vedad Ibisevic janë dyshe e frikshme në fazën ofensive, ndërkaq mbështeten nga dy kreatorët e mesfushës, Miralem Pjanic dhe Zvjezdan Misimovic.

Duke mos harruar fazën defensive nga i pathyeshmi Emir Spahic dhe portieri Asmir Begovic.

EdinDzeko

Performancat më të mira në një Kampionat Botëror: Asnjë.

 

Skuadra e plotë

Portierë: Asmir Begovic (Stoke City), Asmir Avdukic (Borac Banja Luka), Jasmin Fejzic (VFR Aalen).

Mbrojtës: Emir Spahic (Bayer Leverkusen), Sead Kolasinac (Schalke 04), Ermin Bicakcic (Eintracht Braunschweig), Ognjen Vranjes (Elazigspor), Toni Sunjic (Zarya Lugansk), Avdija Vrsajevic (Hajduk Split), Mensur Mujdza (Freiburg).

Mesfushorë: Zvjezdan Misimovic (Guizhou Renhe), Haris Medunjanin (Gaziantepspor), Miralem Pjanic (AS Roma), Sejad Salihovic (Hoffenheim), Senad Lulic (Lazio), Izet Hajrovic (Galatasaray), Senijad Ibricic (Erciyesspor), Tino Sven Susic (Hajduk Split), Muhamed Besic (Ferencvaros), Anel Hadzic (Sturm Graz).

Sulmues: Edin Dzeko (Manchester City), Vedad Ibisevic (VfB Stuttgart), Edin Visca (Istanbul BB).

Trajneri: Safet Susic

Hasan Salihamidzic

Yjet e dikurshme: Vahid Halilhodic, Hasan Salihamidzic, Safet Susic.

0 komente