Grupi A

Postuar më: 6 June / 12:25

Brazili

Pjesëmarrjet e mëparshme: 19

Tituj: 5

Rangimi sipas FIFA-s: 3

 

Historia në Kampionate Botërore

Aq kërkues janë tifozët brazilianë, saqë kur përfaqësuesja e tyre zë vendin e dytë në një turne, ka frikë të kthehet në shtëpi.

Brazili është kombëtarja e vetme që ka marrë pjesë në secilin Kampionat Botëror që nga themelimi i këtij turneu. Selecao e ka ngritur trofeun në pesë raste (1958, 1962, 1970, 1994 dhe 2002) dhe mban rekordin për numrin e titujve të fituar. Dy herë e ka zënë vendin e dytë (1950 dhe 1998) dhe dy herë të tjera të tretin (1938 dhe 1978).

 

Kualifikimi për KB 2014

Duke qenë se është nikoqir i turneut, Brazilit i është siguruar kualifikimi automatik në fazën grupore të finaleve.

Të vetëdijshëm për pritjet e mëdha të tifozëve kur dihet se luajnë në shtëpi, lojtarët kanë bërë përgatitje të shumta duke zhvilluar edhe ndeshje miqësore me kombëtare, si Argjentina, Franca, SHBA dhe Holanda.

 

Lojtarët kryesorë

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar, tashmë njihet si ylli kryesor i skuadrës. Edhe pse është i ri në moshë (22 vjeç) e gjithë pesha e kombëtares në turneun e sivjetmë do të jetë mbi supet e tij.

Mos e harrojmë mbrojtësin e Barcelonës, Dani Alves dhe portierin veteran, Julio Cesar, të cilët ofrojnë siguri më të madhe për ekipin.

Neymar1

Performancat më të mira në një Botëror: ‘Suedia 1958’, ‘Kili 1962’, ‘Meksika 1970’, ‘SHBA 1994’, ‘Kore/Japoni 2002’ (fitues).

 

Skuadra e plotë

Portierë: Julio Cesar (Toronto FC), Jefferson (Botafogo), Victor (Atletico Mineiro).

Mbrojtës: David Luiz (Chelsea), Dante (Bayern Munich), Thiago Silva (Paris Saint-Germain), Henrique (Napoli), Maicon (Roma), Dani Alves (Barcelona), Marcelo (Real Madrid), Maxwell (Paris Saint-Germain).

Mesfushorë: Luiz Gustavo (Wolfsburg), Paulinho (Tottenham), Fernandinho (Manchester City), Ramires (Chelsea), Oscar (Chelsea), Willian (Chelsea), Hernanes (Inter Milan).

Sulmues: Hulk (Zenit St. Petersburg), Bernard (Shakhtar Donetsk), Neymar (Barcelona), Jo (Atletico Mineiro), Fred (Fluminense).

Trajner: Luiz Felipe Scolari

Ronaldo1

Yjet e dikurshme: Garrincha, Pele, Ronaldo.

0 komente