Grupi C

Postuar më: 6 June / 18:41

B. i Fildishtë

Pjesëmarrjet e mëparshme: 2

Tituj: 0

Rangimi sipas FIFA-s: 23

 

Historia në Kampionate Botërore

Bregu i Fildishtë ka luajtur dy herë më parë në Kampionate Botërore dhe asnjëherë nuk e ka kaluar fazën grupore. Megjithatë, duhet theksuar se nuk kanë pasur fat në short.

Në vitin 2006, ata u renditën në vend të tretë në grup, prapa Argjentinës dhe Holandës, kurse në vitin 2010 po ashtu zunë vendin e tretë në grup, prapa Brazilit dhe Portugalisë.

 

Kualifikimi për KB 2014

Bregu i Fildishtë e filloi fazën kualifikuese me katër fitore nga gjashtë ndeshjet e para. Lëshimi i pikëve ishte vetëm ndaj rivalit të tyre më të madh, Marokut, ndaj të cilit barazuan në dy ndeshje.

‘Play-offi’ ishte pjesa më e vështirë, pasi u ndeshën me Senegalin. Megjithatë, kjo përfaqësuese ia doli të dilte triumfuese dhe të kualifikohej për ‘Brazili 2014’.

 

Lojtarët kryesorë

Kjo kombëtare ka disa nga talentët më të mirë të futbollit nga Afrika. Sulmuesit Didier Drogba dhe Salomon Kalou përbëjnë një dyshe të frikshme në fazën ofensive.

Ndërkaq, mesfushorët Didier Zokora dhe Yaya Toure kanë punë për fitimin e topave në mesfushë dhe angazhimin për të ndihmuar në sulm. Gervinho është po ashtu aty për të ofruar rrezik.

Mbrojtja solide nga Emmanuel Eboue dhe Kolo Toure e bën këtë përfaqësuese një skuadër për t’u lakmuar.

DidierDrigba

Performancat më të mira në një Botëror: ‘Gjermania 2006’, ‘Afrika e Jugut 2010’.

 

Skuadra e plotë

Portierë: Boubacar Barry (Lokeren), Sylvain Gbohouo (Sewe Sport), Sayouba Mande (Stabaek)

Mbrojtës: Jean-Daniel Akpa Akpro (Toulouse), Serge Aurier (Toulouse), Souleyman Bamba (Trabzonspor), Arthur Boka (VfB Stuttgart), Viera Diarrassouba (Caykur Rizespor), Constant Djakpa (Eintracht Frankfurt), Kolo Toure (Liverpool), Didier Zokora (Trabzonspor).

Mesfushorë: Geoffroy Serey Die (Basel), Ismael Diomande (St Etienne), Max Gradel (St Etienne), Cheick Tiote (Newcastle United), Yaya Toure (Manchester City), Didier Ya Konan (Hannover 96).

Sulmues: Mathis Bolly (Fortuna Dusseldorf), Wilfried Bony (Swansea City), Didier Drogba (Galatasaray), Gervinho (AS Roma), Salomon Kalou (Lille), Giovanni Sio (Basel).

Trajneri: Sabri Lamouchi

LaurentPokou

Yjet e dikurshme: Laurent Pokou, Youssouf Fofana, Joel Tiehi.

0 komente