Grupi E

Postuar më: 6 June / 21:15

Ekuadori

Pjesëmarrjet e mëparshme: 2

Tituj: 0

Rangimi sipas FIFA-s: 26

 

Historia në Kampionate Botërore

Pjesëmarrja e parë në një turne botëror ishte në vitin 2002 në Kore dhe Japoni, ku Ekuadori dështoi që të dilte nga grupi.

Në vitin 2006, kjo kombëtare e kaloi fazën grupore duke u kualifikuar në të tetën e finales. Mirëpo, në këtë stad pësoi humbje minimale (1-0) nga Anglia, për t’u përshëndetur nga turneu.

‘Brazili 2014’ paraqet pjesëmarrjen e tretë në histori të kësaj përfaqësuese në Kampionate Botërore.

 

Kualifikimi për KB 2014

Gjatë fushatës kualifikuese, Ekuadori u përshkua me paqëndrueshmëri. La Tricolor ishin të pamposhtshëm në shtëpi duke nënshtruar secilin kundërshtar, pos Argjentinas (më të cilën barazuan).

Mirëpo, larg shtëpisë, kjo skuadër nuk ishte e aftë të prodhonte lojë të njëjtë duke regjistruar vetëm tri barazime dhe të tjerat ishin humbje.

Mirëpo, në përballjen e fundit kundër Uruguait, Ekuadori arriti të siguronte pozitën e katërt në zonën CONMEBOL me pikë të barabarta me La Celeste, por me golaverazh më të mirë. Në këtë mënyrë, kjo kombëtare siguroi kualifikim automatik në Kampionatin Botëror.

 

Lojtarët kryesorë

Anësorët Antonio Valencia dhe Christian Noboa, si dhe sulmuesit Felipe Caicedo dhe Jefferson Montero, përfaqësojnë një valë entuziaste të futbollit ekuadorian.

Ata janë të mbështetur edhe nga një grup tjetër lojtarësh me përvojë në ligat evropiane, si Edison Mendez, Walter Ayovi dhe Segundo Castillo.

AntonioValencia

Performancat më të mira në një Kampionat Botëror: ‘Gjermania 2006’ (1/8 e finales).

 

Skuadra e plotë

Portierë: Maximo Banguera (Barcelona, Ecuador), Adrian Bone (El Nacional), Alexander Dominguez (Liga de Quito).

Mbrojtës: Gabriel Achilier (Emelec), Walter Ayovi (Pachuca), Oscar Bagui (Emelec), Frickson Erazo (Flamengo), Jorge Guagua (Emelec), Juan Carlos Paredes (Barcelona, Ecuador).

Mesfushorë: Segundo Castillo (Al Hilal), Carlos Gruezo (Stuttgart), Renato Ibarra (Vitesse Arnhem), Fidel Martinez (Tijuana), Edison Mendez (Santa Fe), Christian Noboa (Dinamo Moscow), Luis Saritama (Barcelona, Ecuador), Antonio Valencia (Manchester United).

Sulmues: Jaime Ayovi (Tijuana), Felipe Caicedo (Al-Jazira), Jefferson Montero (Morelia), Joao Rojas (Cruz Azul), Enner Valencia (Pachuca), Michael Arroyo (Atlante).

Trajneri: Reinaldo Rueda

AgustinDelgado

Yjet e dikurshme: Ulises de la Cruz, Agustin Delgado, Jose Francisco Cevallos.

0 komente