Postuar më: 6 June / 16:03

Estadio Castelao, Fortaleza

Viti i ndërtimit: 2014 (1973 ndërtimi i parë)

Kapaciteti i përgjithshëm: 67.037 (64.846 ulëse për tifozët)

Banorët në Fortaleza kanë pasion të madh për futbollin, ngjashëm sikur dy klubet më të mëdha, Ceara dhe Fortaleza. Me rikonstruktimin e stadiumit më të madh të qytetit – Castelao, vetëm sa është shtuar dashuria për këtë sport.

Për herë të parë është ndërtuar në vitin 1973 dhe emri zyrtar i tij është Estadio Governador Placido Castelo. Quhet thjesht Castelao dhe është shtëpia e të dy skuadrave kryesore, ndërsa u rinovua në të tërësi për ndeshjet e Kampionatit Botëror 2014.

Me rindërtimin e tij i është rritur edhe kapaciteti i ulëseve, është ndërtuar një park i përfundmë me 1.900 vende, zonën VIP, qendrën për media, një zonë të përzier dhe zhveshtore tërësisht të rinovuara. Për më shumë, kulmi i ri tash mbulon të gjitha pjesët që përmbajnë ulëse duke përfshirë edhe unazën rreth fushës.

Edhe qasja drejt Castelaos është përmirësuar duke krijuar katër linja ekskluzive të autobusëve, një linjë të automjeteve të lehta hekurudhore dhe dy stacione të metrosë. Kjo ka bërë që stadiumi të gjendet shumë lehtë nga tifozët. Përreth stadiumit është ndërtuar një kompleks, i cili përmban restorante, kinema, një hotel dhe një qendër olimpike.

Pikërisht në këtë stadium, nikoqiri Brazili zhvillon ndeshjen e dytë grupore të turneut.

Castelao1

Takimet që do të zhvillohen në Estadio Castelao:

Faza grupore

14 qershor: Uruguai v Kosta Rika

17 qershor: Brazil v Meksikë

21 qershor: Gjermani v Gana

24 qershor: Greqi v Bregu i Fildishtë

Faza e eliminimit direkt

29 qershor: Një takim i 1/8 së finales

4 korrik: Një çerekfinale

0 komente