Postuar më: 6 June / 16:05

Estadio das Dunas, Natal

Viti i ndërtimit: 2013 (1972 ndërtimi i parë)

Kapaciteti i përgjithshëm: 42.086

Që nga koha e inaugurimit të tij në vitin 1972,  Estadio Joao Claudio de Vasconcelos Machado – njohur shkurt si Machadao, ka mirëpritur ndeshjet më të mëdha të futbollit në Natal. Ekipet kryesore të Natalit, kryeqytetit të shtetit Rio Grande do Norte, janë ABC, Alecrim dhe America, të cilat për herë të fundit janë paraqitur në elitën e futbollit brazilian në vitet 1985, 1986 dhe 2007, respektivisht.

Mirëpo, që Natali të ishte një nga 12 qytetet mikpritëse të Kampionatit Botëror 2014, u kërkua një stadium më modern dhe më i madh. Zgjidhja ishte rrënimi i tërësishëm i Machadaos dhe sallës së afërt sportive, Humberto Nesi, të quajtur Machadinho.

Në këtë mënyrë, u ndërtua stadiumi i ri Estadio das Dunas, i cili u emërtua në bazë të dunave të rërës, të cilat janë atraksioni më mbresëlënës natyror në regjionin e Natalit. Madje edhe stadiumi është ndërtuar në mënyrë që t’i imitojë dunat e rërës.

Dunas1

Takimet që do të zhvillohen në Estadio das Dunas:

Faza grupore

13 qershor: Meksikë v Kamerun

16 qershor: Gana v SHBA

19 qershor: Japoni v Greqi

24 qershor: Itali v Uruguai

0 komente