Postuar më: 6 June / 16:11

Estadio Mineirao, Belo Horizonte

Viti i ndërtimit: 1965

Kapaciteti i përgjithshëm: 62.254 (ulëse për tifozët 57.483)

Një nga arenat më historike në futbollin brazilian, njëherësh shtëpia e Atletico Mineiro dhe Cruzeiro, me kapacitet prej 57.483, i është nënshtruar një riparimi të përgjithshëm para Kampionatit të sivjetmë Botëror.

Ky stadium është nikoqir i gjashtë ndeshjeve, duke përfshirë edhe një gjysmëfinale. Modernizimi i projektit, mes tjerash, ka përfshirë uljen e sipërfaqes së fushës dhe përmirësimin e qasjes në stadium.

Është i lokalizuar në Pampulha në afërsi të Belo Horizontes, është inauguruar më 5 dhjetor 1965, ndërsa është pronë e qeverisë shtetërore të Minas Gerais. Emri i plotë i tij është Estadio Governador Magalhaes Pinto, por në qarqet e futbollit njihet thjesht si Mineirao.

Krahas atmosferëve mahnitëse të dy klubeve O Galo (Atletico Mineiro) apo A Raposa (Cruzeiro), ky stadium ka qenë edhe nikoqir i ndeshjeve të rëndësishme të përfaqësueses së Brazilit duke përmendur përballjet ndaj rivalit të përbetuar, Argjentina, në vitet 2004 dhe 2008, si pjesë e kualifikimeve për Kampionatet Botërore.

Mineirao2

Takimet që do të zhvillohen në Estadio Mineirao:

Faza grupore

14 qershor: Kolumbi v Greqi

17 qershor: Belgjikë v Algjeri

21 qershor: Argjentinë v Iran

24 qershor: Kosta Rika v Angli

Fazat e eliminimit direkt

28 qershor: Një takim i 1/8 së finales

8 korrik: Një gjysmëfinale

0 komente