Postuar më: 6 June / 16:14

Mane Garrincha, Brasilia

Viti i ndërtimit: 2012

Kapaciteti i përgjithshëm: 68.009

Vetëm disa qytete braziliane mund t’i afrohen kryeqytetit Brazilia kur bëhet fjalë për arkitekturën, ndërsa Estadio Nacional Mane Garrincha është një dëshmi për këtë, një stadium me ulëse për 68.009 spektatorë që është arena e dytë më e madhe nikoqire e Kampionatit të sivjetmë Botëror.

Stadiumi i mëparshëm Estadio Nacional, është rrënuar për t’i bërë vend ndërtimit të stadiumit të ri, me një fasadë të re, kulm metali dhe ulëse të reja dhe me ulje të fushës që mundëson shikim pa pengesë nga secila ulëse.

Me një qasje komplete ndaj transportit publik, ky konstruksion ekologjikisht miqësor konfirmon statusin e Brazilisë si një lider në planifikimin e qëndrueshëm urban, njëherësh duke krijuar një bazë për sektorët tjerë të ekonomisë lokale.

Estadio Nacional ishte nikoqir i ndeshjes hapëse të Kupës së Konfederatave në vitin 2013 dhe mirëpret shtatë përballje të Kampionatit të sivjetmë Botëror, një nga to është ndeshje çerekfinale dhe një tjetër përfshin përballjen për vendin e tretë.

Ky është stadiumi i tretë në Brazili, së bashku me Serejao dhe Bezerrao, ndërsa krahas ndeshjeve të futbollit shfrytëzohet edhe për koncerte dhe evenimente të mëdha kulturore.

 Nacional1

Takimet që do të zhvillohen në Estadio Nacional de Brasilia:

Faza grupore

15 qershor: Zvicër v Ekuador

19 qershor: Kolumbi v Bregu i Fildishtë

23 qershor: Kamerun v Brazil

26 qershor: Portugali v Gana

Faza e eliminimit direkt

30 qershor: Një takim i 1/8 së finales

5 korrik: Një çerekfinale

12 korrik: Përballja për vendin e tretë

0 komente