Grupi E

Postuar më: 6 June / 21:20

Franca

Pjesëmarrjet e mëparshme: 13

Tituj: 1

Rangimi sipas FIFA-s: 17

 

Historia në Kampionate Botërore

Franca është respektuar gjithmonë në nivel ndërkombëtar falë disa prej lojtarëve legjendarë dhe performancave në fillet e Kampionatit Botëror. Megjithatë, kulmi i arritjes së Trekolorëve ishte në vitin 1998 kur e fituan Kupën e Botës.

Derisa Michel Platini, Alain Giresse, Jean Tigana dhe të tjerët përjetuan agoni në gjysmëfinale të turneve të viteve 1982 dhe 1986, yjet si Zinedine Zidane, Laurent Blanc dhe Didier Deschamps ngritën trofeun në ‘Franca 1998’.

Katër vite më vonë (2002), ata u eliminuan befasisht që në fazën grupore, mirëpo në vitin 2006 në Gjermani arritën në finale, ku u mposhtën nga Italia pas ekzekutimit të penaltive.

Në mungesë të ‘Zizou’ në skuadër, Franca bëri një performancë për t’u harruar në turneun e vitit 2010 në Afrikën e Jugut.

 

Kualifikimi për KB 2014

Franca ishte pjesë e Grupit I në kualifikimet e zonës evropiane, ku pos që gjendej kampioni në fuqi, Spanja, grupi përbëhej nga pesë skuadra.

Në fazën kualifikuese, Les Bleus regjistruan pesë fitore dy barazime dhe vetëm një humbje dhe kështu mbetën në vend të dytë në grup, pas La Roja.

Vizën për në Brazil, Franca e kërkoi me anë të ‘play-offit’. Kundërshtar kishte Ukrainën. Në përballjen e parë në Kiev, ukrainasit ishin plot inspirim dhe fituan me rezultat 2-0 duke bërë të mendohej se të zgjedhurit e Didier Deschamps do të mungonin në Botëror.

Mirëpo, në ndeshjen kthyese në Stade de France dhe në mbështetje të tifozëve të disponuar, Franca bëri të pamundurën dhe e përmbysi rezultatin duke fituar me rezultat 3-0.

 

Lojtarët kryesorë

Franca është një kombëtare me një mbrojtje të fortë duke filluar nga dy portierët Hugo Lloris dhe Steve Mandanda, e duke vazhduar me futbollistët e njohur defensivë, si Eric Abidal, Laurent Koscielny dhe Raphael Varane.

Duke shkuar përpara, anësori Franck Ribery nuk arriti të riaftësohej dhe do të mungojë në këtë turne për shkak të një lëndimi. Megjithatë, në fazën ofensive trajneri ka në dispozicion dyshen, Karim Benzema dhe Olivier Giroud.

Mungesa e Ribery njëherësh i jep shans Antoine Griezmannit që të shkëlqejë.

karim

Performancat më të mira në një Kampionat Botëror: ‘Franca 1998’ (fitues).

 

Skuadra e plotë

Portier: Hugo Lloris (Tottenham), Steve Mandanda (Marseille), Mickael Landreau (Bastia).

Mbrojtës: Mathieu Debuchy (Neëcastle United), Lucas Digne (PSG) Patrice Evra (Manchester United), Laurent Koscielny (Arsenal), Eliaquim Mangala (Porto), Bacary Sagna (Arsenal), Mamadou Sakho (Liverpool), Raphael Varane (Real Madrid).

Mesfushorë: Yohan Cabaye (PSG), Blaise Matuidi (PSG), Rio Mavuba (Lille), Paul Pogba (Juventus), Moussa Sissoko (Neëcastle), Mathieu Valbuena (Marseille), Remy Cabella (Montpellier), Morgan Schneiderlin (Southampton).

Sulmues: Karim Benzema (Real Madrid), Olivier Giroud (Arsenal), Antoine Griezmann (Real Sociedad), Loic Remy (Queens Park Rangers).

Trajneri: Didier Deschamps

ZinedineZidane

Yjet e dikurshme: Just Fontaine, Michel Platini, Zinedine Zidane.

0 komente