Grupi G

Postuar më: 6 June / 21:15

Gana

Pjesëmarrjet e mëparshme: 2

Tituj: 0

Rangimi sipas FIFA-s: 37

 

Historia në Kampionate Botërore

Gana bëri një paraqitje mbresëlënëse në debutimin e vet në Kampionatin Botëror në vitin 2006 duke mposhtur Republikën Çeke dhe Shtetet e Bashkuara në fazën grupore. Kështu, ata siguruan pjesëmarrjen në fazën e eliminimit direkt, mirëpo në të tetën e finales, pësuan humbje nga nikoqiri i turneut, Gjermania.

Në vitin 2010, Gana ishte përfaqësuesja e vetme nga Afrika që siguroi kualifikimin në fazat e eliminimit direkt. Viktimë e tyre ishin përsëri SHBA-të që i mposhtën në të tetën e finales për të vazhduar garën në çerekfinale.

Megjithatë, në çerekfinale, Gana pësoi nga Uruguai pas ekzekutimit të penaltive duke mos e shfrytëzuar rastin për t’u bërë kombëtarja e parë afrikane që kualifikohen në gjysmëfinale të një Kampionati Botëror.

 

Kualifikimi për KB 2014

Gana i mbijetoi grupit më të vështirë në zonën e Afrikës duke fituar pesë nga gjashtë ndeshjet, përballë përfaqësueseve, si Zambia, Lesotho dhe Sudani. Humbja prej 1-0 nga Sudani ishte ndalesa e vetme e kësaj kombëtareje.

Në raundin e fundit të ‘play-offit’, ‘Yjet e zeza’ përsëri patë punë shumë të vështirë, pasi u ndeshën me shtatë herë kampionin afrikan – Egjiptin.

Mirëpo, në terren vendas, Gana fitoi me rezultat të thellë, 6-1, duke siguruar vizën për në Brazil që në ndeshjen e parë. Në takimin kthyes në Kajro, pësoi me rezultat 2-1.

 

Lojtarët kryesorë

Nuk ka shumë përfaqësuese që i kanë mesfushorët e rangut të Michael Essien dhe Sulley Muntari, të cilët kanë mbështetje edhe nga yjet tjera, si Andre Ayew, Kwadwo Asamoah dhe Kevin-Prince Boateng.

Në sulm është Asamoah Gyan, i cili do të jetë pika fokale e ganezëve në përpjekje për të shkaktuar telashe, duke qenë se kualifikimi në fazën e eliminimit direkt është shumë i vështirë kur kihen parasysh kundërshtarët në grup.

MuntariEssien

Performancat më të mira në një Kampionat Botëror: ‘Afrika e Jugut 2010’ (çerekfinale).

 

Skuadra e plotë

Portierë: Fatau Dauda (Orlando Pirates), Adam Kwarasey (Stromsgodset), Stephen Adams (Aduana Stars).

Mbrojtës: Samuel Inkoom (Platanias), Daniel Opare (Standard Liege), Harrison Afful (Esperance), John Boye (Rennes), Jonathan Mensah (Evian), Rashid Sumalia (Mamelodi Sundowns).

Mesfushorë: Michael Essien, Sulley Muntari, Rabiu Mohammed (Kuban Krasnodar), Kwadwo Asamoah (Juventus), Emmanuel Agyemang-Badu (Udinese), Afriyie Acquah (Parma), Christian Atsu (Vitesse Arnhem), Albert Adomah (Middlesbrough), Andre Ayeë (Marseille), Mubarak Wakaso (Rubin Kazan).

Sulmues: Asamoah Gyan (Al Ain), Kevin-Prince Boateng (Schalke), Abdul Majeed Waris (Valenciennes), Jordan Ayew (Sochaux).

Trajneri: Kwesi Appiah

AbediPele

Yjet e dikurshme: Abedi Pele, Samuel Kuffour, Ibrahim Sunday.

0 komente