GjermaniaJoachim LowShkodran Mustafi

Postuar më: 15 July / 19:23

Gjermania do të dominojë

Joachim Low është i bindur se përfaqësuesja e Gjermanisë do të dominojë në futbollin evropian dhe botëror në vitet e ardhshme.

Die Mannschaft fituan titullin e katërt botëror në Brazil dhe trajneri beson në suksesin e mëtutjeshëm të kësaj kombëtareje.

“Ky titull do të na japë shtytje më të madhe. Kjo skuadër ka perspektivë të mirë”.

“Kemi një të ardhme të shkëlqyer me shumë lojtarë të rinj, të cilët janë edukuar për mrekulli”.

“Lojtarët asnjëherë nuk tregojnë frikë dhe objektivi është i qartë – suksesi në Euro 2016”, ka deklaruar Low për Sky Sports.

Në grupin e lojtarëve të rinj bën pjesë edhe Shkodran Mustafi, i cili u bë shqiptari i parë që kurorëzohet me titullin e kampionit të botës. /Telegrafi/

0 komente