Grupi G

Postuar më: 6 June / 21:36

Gjermania

Pjesëmarrjet e mëparshme: 17

Tituj: 3

Rangimi sipas FIFA-s: 2

 

Historia në Kampionate Botërore

Gjermania është në vend të tretë në renditjen e përgjithshme të futbollit me tre tituj të Kupës së Botës, prapa Brazilit që ka fituar pesë tituj dhe Italisë me katër trofe.

Në vitin 1954 në Zvicër, edhe pse Die Mannschaft konsideroheshin jofavoritë, ata arritën që në fund të turneut të dilnin triumfues. Ajo ndeshje u quajt ‘Mrekullia e Bernës’.

Në vitin 1970, Franz Beckenbauer e ngriti trofeun në terren vendas, kurse në vitin 1990 në Itali, Lothar Matthaus ishte njeriu kryesor i gjermanëve.

Krahas tri finaleve të fituara, plot katër herë Gjermania e ka humbur Kupën e Botës në finale (1966, 1982, 1986 dhe 2002), kurse vendin e tretë e ka zënë po në katër raste (1934, 1970, 2006 dhe 2010).

Asnjë kombëtare tjetër nuk ka zhvilluar më shumë ndeshje (99) dhe nuk ka shënuar më shumë gola (222) në Kampionate Botërore se Gjermania.

 

Kualifikimi për KB 2014

Të zgjedhurit e Joachim Low siguruan pjesëmarrjen në Brazil duke u kualifikuar nga pozita e parë në Grupin C me një rekord pa humbje. Vetëm një barazim e pengoi Gjermaninë që të regjistronte rekord të qind për qindtë fitoresh në fazën kualifikuese.

Për më shumë, gjermanët shënuan 36 gola, më shumë se cilado skuadër tjetër në fazën kualifikuese në zonën evropiane. Loja e tyre ofensive ka krijuar akoma më shumë tifozë nga e gjithë bota duke bërë që të gjithë të besojnë se Gjermania është një pretendent serioz për ta ngritur trofeun në Brazil.

Megjithatë, Low e ka bërë të qartë se skuadra e tij duhet të qëndrojë e përqendruar nëse dëshiron fitore. Ai ka marrë shembull barazimin 4-4 ndaj Suedisë në Berlin, kur gjermanët avanconin me rezultat 4-0.

 

Lojtarët kryesorë

Përfaqësuesja e Gjermanisë ka në skuadër futbollistët më të mirë që qarkullojnë në ligat evropiane. Duke filluar nga portieri Manuel Neuer, kapiteni Philipp Lahm dhe mesfushori i fuqishëm Bastian Schweinsteiger.

Mesfusha ofensive me Mesut Ozil e Thomas Muller, ofrojnë një shtytje të madhe për sulmuesit me përvojë Miroslav Klose dhe Lukas Podolski.

PhilippLahm

Performancat më të mira në një Kampionat Botëror: ‘Zvicra 1954’ (fitues), ‘Gjermania 1974’ (fitues), Italia 1990’ (fitues).

Skuadra e plotë

Portierë: Manuel Neuer (Bayern Munich), Roman Weidenfeller (Borussia Dortmund), Ron-Robert Zieler (Hanover 96).

Mbrojtës: Jerome Boateng (Bayern Munich), Kevin Grosskreutz (Borussia Dortmund), Erik Durm (Borussia Dortmund), Benedikt Hoewedes (Schalke 04), Mats Hummels (Borussia Dortmund), Per Mertesacker (Arsenal), Philipp Lahm (Bayern Munich), Shkodran Mustafi (Sampdoria).

Mesfushorë: Julian Draxler (Schalke 04), Matthias Ginter (Freiburg), Mario Goetze (Bayern Munich), Christoph Kramer (Borussia Moenchengladbach), Sami Khedira (Real Madrid), Toni Kroos (Bayern Munich), Mesut Ozil (Arsenal), Andre Schuerrle (Chelsea), Bastian Schweinsteiger (Bayern Munich).

Sulmues: Miroslav Klose (Lazio), Thomas Mueller (Bayern Munich), Lukas Podolski (Arsenal).

Trajneri: Joachim Low

gerd-muller

Yjet e dikurshme: Franz Beckenbauer, Gerd Muller, Lothar Matthaus.

0 komente