Postuar më: 15 July / 09:57
Gomez: Më dhemb që nuk isha në Brazil

Mario Gomez ka pranuar se ka emocione të përziera rreth triumfit të Gjermanisë në Kampionatin Botëror.
Joachim Low nuk e ftoi sulmuesin e Fiorentinas në Brazil dhe ai ndihet i pikëlluar që nuk ishte pjesë e skuadrës fituese.
“Jam shumë i lumtur që vendi im dhe bashkëlojtarët e mi, ishin skuadra më e mirë. Ata kanë punuar për këtë objektiv për shumë vite dhe është një fitore e merituar”.
“Më dhemb që nuk isha atje me ta, sepse kam qenë me ta për shtatë vite”.
“Megjithatë, unë kam kohë për ta fituar Kupën e Botës ose Kampionatin Evropian, prandaj dua të luaj mirë me fanellën e Violas në katër vitet e ardhshme”.
“Objektivi i parë është të luajë në Euro 2016”, ka thënë Gomez për Viola Channel. /Telegrafi/
0 komente