Postuar më: 14 July / 22:10
Gotze: Krenar që jam pjesë e këtij ekipi

Autori i golit të fitores së Gjermanisë kundër Argjentinës, Mario Gotze, ka thënë se është vështirë të përshkruhen ndjenjat pas fitores suksesit të Pancerëve.
Die Mannschaft mposhtën Albicelestët me rezultat 1-0 në finalen e Kampionatiti Botëror dhe ishte pikërisht mesfushori i Bayern Munichut njeriu që shënoi golin e fitores në minutën e 113-të.
“Unë kam përjetuar diçka të pabesueshme, është e papërshkueshme. Nuk mund të përshkruaj ndjenjat se si ndihem tani”.
“Nuk ishte një sezon i lehtë për mua. Unë dua t’i falënderoj gjithë ata që besuan tek unë. Jam krenar që jam pjesë e këtij grupi”, ka thënë Gotze. /KP/Telegrafi/
0 komente