Grupi C

Postuar më: 6 June / 18:25

Greqia

Pjesëmarrjet e mëparshme: 2

Tituj: 0

Rangimi sipas FIFA-s: 12

 

Historia në Kampionate Botërore

Rekordi i grekëve në Kampionate Botërore nuk është për t’u vlerësuar. Para këtij kampionati, ata kanë luajtur në SHBA në vitin 1994, kur u eliminuan në fazën grupore pa asnjë fitore dhe pa asnjë gol të shënuar.

Pjesëmarrja e dytë në një Botëror ishte në vitin 2010 në Afrikën e Jugut, ku po ashtu u eliminuan në fazën grupore. Kësaj radhe arritën të regjistrojnë një fitore (2-1 kundër Nigerisë).

 

Kualifikimi për KB 2014

Faza kualifikuese për ‘Brazili 2014’ ishte e suksesshme për Greqinë që grumbulloi total prej 25 pikësh dhe u rendit në vend të dytë në Grupin G, prapa Bosnje e Hercegovinës, por me pikë të barabarta.

Në këtë mënyrë, helenët u desh ta kërkonin pejsëmarrjen në Kampionatin Botëror përmes ‘play-offit’. Në dy ndeshjet kundër Rumanisë – në shtëpi Greqia fitoi me rezultat 3-1, kurse në udhëtim barazoi (1-1). Tre nga katër golat e grekëve u shënuan nga Konstantinos Mitroglou.

Lojtarët kryesorë

Kapiteni dhe mesfushori veteran, Giorgos Karagounis, mbetet figura dominuese ën futbollin grek, përkundër moshës së tij (37 vjeç).

Sulmuesit Dimitrios Salpingidis dhe Konstantinos Mitroglou do të kenë cfarë për të treguar në Brazil. Krahas tyre, përmendim edhe Theofanis Gekas dhe Giorgos Samaras.

GiorgosKaragounis

Performancat më të mira në një Botëror: ‘SHBA 1994’, ‘Afrika e Jugut 2010’.

 

Skuadra e plotë

Portierë: Orestis Karnezis (Granada), Panagiotis Glykos (PAOK), Stefanos Kapino (Panathinaikos).

Mbrojtës: Vassilis Torosidis (Roma), Loukas Vyntra (Levante), Sokratis Papastathopoulos (Borussia Dortmund), Costas Manolas (Olympiakos), Vangelis Moras (Hellas Verona), Jose Holebas (Olympiakos), Giorgos Tzavellas (PAOK), Yiannis Maniatis (Olympiakos).

Mesfushorë: Alexandros Tziolis (Kayserispor), Kostas Katsouranis (PAOK), Giorgos Karagounis (Fulham), Andreas Samaris (Olympiakos), Panagiotis Tachtsidis (Torino), Panagiotis Kone (Bologna), Yiannis Fetfatzidis (Genoa), Lazaros Christodoulopoulos (Bologna).

Sulmues: Georgios Samaras (Celtic), Kostas Mitroglou (Fulham), Theofanis Gekas (Konyaspor), Dimitris Salpingidis (PAOK).

Trajneri: Fernando Santos

TheodorisZagorakis

Yjet e dikurshme: Theodoros Zagorakis, Antonios Nikopolidis, Angelos Basinas.

0 komente