Grupi D

Postuar më: 6 June / 11:53

Grupi D

Grupi i vdekjes

Shtatë herë e kanë fituar Kupën e Botës këto përfaqësuese së bashku. Katër herë ka triumfuar Italia, dy herë Uruguai dhe një herë Anglia. Kosa Rika nuk e ka shijuar këtë fitore. Pritet që së paku një nga këto përfaqësuese të shkojë larg në fazën e eliminimit direkt dhe pse jo të sfidojë edhe për titull. Por njëherësh së paku një ish-kampion bote do të eliminohet që në fazën grupore.

pirlo

Uruguai është kampioni në fuqi i Copa America, ndërsa Italia luajti në finale të Euro 2012. Pikërisht këto dy kombëtare konsiderohen favorite për ta kaluar grupin, mirëpo Anglia padyshim se do t’u shkaktojë telashe.

Tre Luanët shkuan në Brazil pa asnjë humbje në fazën kualifikuese, prandaj gjithçka është e hapur kur kihen parasysh edhe emrat e lojtarëve të madhej që ka Anglia në dispozicion. Kosta Rika është skuadra që pritet ta zë vendin e fundit në grup dhe në letra kjo kombëtare është e pafat që është zgjedhur në këtë grup kaq të fortë.

 

Lojtarët për t’u shikuar

Luis Suarez (Uruguai), Edinson Cavani (Uruguai), Joel Campbell (Kosta Rika), Brian Ruiz (Kosta Rika), Wayne Rooney (Angli), Daniel Sturridge (Angli) Jack Wilshere (Angli), Claudio Marchisio (Itali), Andrea Pirlo (Itali), Mario Balotelli (Itali).

cavani

Kryendeshja

Itali-Uruguai: Dueli i këtyre dy sfiduesve në Natal do të zhvillohet afër një vit pas ndeshjes së tyre në Kupën e Konfederatave. Italianët dhe uruguaianët u përballën në turneun e vitit 2013 në ndeshjen për vendin e tretë. Rezultati ishte 2-2 edhe pas vazhdimeve dhe Azzurrët fituan në penalti. Duke qenë se zhvillohet në xhiron e fundit të Grupit D, kjo ndeshje mund të jetë po ashtu vendimtare për skuadrat që do të shkojnë në të tetën e finales.

 

Histori e shkurtër

Uruguai dhe Anglia janë takuar në qershor të vitit 1954 në  St. Jakob të Zvicrës që shënonte përballjen e tyre të parë në një gare dhe jugamerikanët fituan me rezultat 4-2.

Pas plot 60 vitesh, këto dy kombëtare do të ndeshen për të kujtuar atë çerekfinale mahnitëse. Asokohe, Uruguai ishte kampioni në fuqi dhe ishte në rrugë për në gjysmëfinalen e tretë në tri pjesëmarrje në Botëror. Tre Luanët ishin pengesa e tyre, megjithatë La Celeste ishin të pandalshëm.

 

A e dini se…

Në vitin 1990 në Itali, Kosta Rika u rikthye me dy gola në ndeshjen e fundit grupore në debutimin e tyre në një Botëror dhe u kualifikua së bashku me Brazilin në të tetën e finales. Golat e rëndësishëm i shënuan Roger Flores dhe Hernan Medford. Këta dy lojtarë kanë luajtur edhe në vitin 2002 në Kore dhe Japoni.

italia-campione

Numra

Katër trofetë e para të Kampionatit Botëror janë fituar nga dy anëtarë të Grupit D. Uruguai e fitoi turneun inaugurues në vitin 1930 si nikoqir, para se ta përsëriste suksesin pas dy dekadash. Italia regjistroi triumfin e parë po ashtu si nikoqir në vitin 1934 dhe katër vite më vone (1938), e fitoi përsëri.

 

Takimet e kaluara mes përfaqësueseve të Grupit D

Angli vs. Itali

1990, ndeshja për vendin e tretë: Angli 1-2 Itali

 

Uruguai vs. Angli

1954, çerekfinale: Uruguai 4–2 Angli

1966, faza grupore: Uruguai 0–0 Angli

 

Itali vs Uruguai

1970, faza grupore: Itali 0–0 Uruguai

1990, e teta e finales: Itali 2–0 Uruguai

0 komente