ArgjentinaHiguain

Postuar më: 12 July / 19:55

Higuain: Gjermania duhet të ketë frikë nga Argjentina

Sulmuesi i Argjentinës, Gonzalo Higuain, thotë se Gjermania ka shumë arsye për të pasur frikë nga ekipi i tij.

Argjentina takohet me Gjermaninë të dielën mbrëma dhe bastoret favorizojnë këta të fundit për të ngritur trofeun.

“Gjermania është gjithmonë besnike ndaj vetvetes në ndeshjet e mëdha, por gjermanët duhet të jenë njëjtë të brengosur sikur ne, sepse nëse edhe ne jemi në finale, është për shkak se kemi bërë mirë”.

“është një ëndërr. është një mundësi e mirë, një privilegj. Unë kam folur me një bashkëlojtar i cili më ka thënë se të luaj në një finale të Botërorit është e pakrahasueshme, e paspjegueshme. Edhe më shumë nëse e fitoni atë”, u shpreh Higuain. /Telegrafi/

0 komente