Grupi E

Postuar më: 6 June / 21:27

Hondurasi

Pjesëmarrjet e mëparshme: 2

Tituj: 0

Rangimi sipas FIFA-s: 33

 

Historia në Kampionate Botërore

Për herë të parë në një Kampionat Botëror, Hondurasi u kualifikua në vitin 1982. Asokohe, kjo përfaqësuese barazoi në dy ndeshje grupore (ndaj Spanjës dhe Irlandës së Veriut), por pësoi humbje nga Jugosllavia e atëhershme dhe u largua nga turneu.

Hondurasi u kthye në Botëror në turneun e kaluar (‘Afrika e Jugut 2010’), ku u gjend në një grup të vështirë, me Spanjën, Kilin dhe Zvicrën. Nga tri përballjet, kjo kombëtare i humbi dy dhe barazoi një.

 

Kualifikimi për KB 2014

Pas eliminimit nga Botërori i vitit 2010 dhe largimit të trajnerit Reinaldo Rueda, ‘La H’ kaloi nëpër një periudhë të vështirë. Angazhimi i Luis Fernando Suarez në mars të vitit 2011 solli stabilitet në skuadër.

Përzgjedhësi i ri vendosi që të angazhonte lojtarë të rinj në ekip duke u dhënë hapësirë të futbollistëve premtues. Paraqitjet e tyre ishin bindëse në kuadër të raundit preliminar, ku Los Catrachos e kryesuan grupin e tyre me pikë të barabarta me Panamanë dhe duke eliminuar Kanadanë dhe Kubën.

Në fazën e ‘gjashtë të fundit’, Hondurasi bëri paraqitje shumë të mira në shtëpi duke lëshuar vetëm katër pikë dhe zuri vendin e tretë në renditje në zonën CONCACAF.

 

Lojtarët kryesorë

Mbrojtësi i majtë Emilio Izaguirre ishte zbulimi i sezonit 2010/2011 te Celticu duke u zgjedhur lojtari më i mirë i Ligës Premier të Skocisë dhe është forca kyçe në fazën defensive të Hondurasit.

Ai ndihmohet nga kapiteni dhe portieri Noel Valladares, i cili luajti rol shumë të rëndësishëm në kualifikimet për Botërorin e vitit 2010, si edhe për pjesëmarrjen në këtë turne botëror.

Wilson Palacios, një nga fytyrat më të njohura të kësaj përfaqësuese që luan për Stoke Cityn, është po ashtu pjesë kruciale e Hondurasit. Në fazën ofensive, veterani Carlo Costly ka impresionuar krahas yllit në ngritje Jerry Bengtson.

EmilioIzaguirre

Performancat më të mira në një Kampionat Botëror: ‘Spanja 1982’ (faza grupore), ‘Afrika e Jugut’ 2010 (faza grupore).

 

Skuadra e plotë

Portierë: Noel Valladares (Olimpia), Donis Escober (Olimpia), Luis Lopez (Real Espana).

Mbrojtës: Brayan Beckeles (Olimpia), Emilio Izaguirre (Celtic), Juan Carlos Garcia (Wigan), Maynor Figueroa (Hull), Victor Bernardez (San Jose Earthquakes), Osman Chavez (Qingdao Janoon), Juan Pablo Montes (Motagua).

Mesfushorë: Arnold Peralta (Rangers), Luis Garrido (Olimpia), Roger Espinoza (Wigan), Jorge Claros (Motagua), Wilson Palacios (Stoke), Oscar Garcia (Houston Dynamo), Andy Najar (Anderlecht), Mario Martinez (Real Espana), Marvin Chavez (Colorado Rapids).

Sulmeus: Jerry Bengtson (New England Revolution), Jerry Palacios (Alajuelense), Carlo Costly (Real Espana), Rony Martinez (Real Sociedad).

Trajneri: Luis Fernando Suarez

AmadoGuevara

Yjet e dikurshme: Amado Guevara, Carlos Pavon, Danny Turcios.

0 komente