Grupi F

Postuar më: 6 June / 18:14

Irani

Pjesëmarrjet e mëparshme: 3

Tituj: 0

Rangimi sipas FIFA-s: 43

 

Historia në Kampionate Botërore

Edhe pse ka bërë lojëra të mira në turnetë aziatike, deri më tash Irani nuk ka arritur ta kalojë fazën grupore në Kampionate Botërore.

Kjo përfaqësuese ka marrë pjesë në tre turne botërore (1978, 1998 dhe 2006) dhe në të tria rastet është eliminuar në fazën grupore.

‘Brazili 2014’ shënon pjesëmarrjen e katërt të Iranit në një Kampionat Botëror, ndërsa edhe kësaj radhe gjendet në një grup mjaft të vështirë, ku favorite për të vazhduar tutje janë përfaqësueset tjera.

 

Kualifikimi për KB 2014

Nën drejtimin e strategut portugez, Carlos Queiroz, Irani e filloi fuqishëm fazën preliminare duke triumfuar me shumë gola diferëncë.

Mirëpo, edhe pse ishte kombëtarja favorite, raundi tjetër nuk qe aq i lehtë për ta. Në vazhdim, Irani humbi dy ndeshje dhe barazoi një duke rrezikuar kualifikimin.

Por, përzgjedhësi bëri punën e tij duke kërkuar angazhim në ndeshjet ndaj Katarit dhe Libanit dhe më pas kundër Republikës së Koresë, duke bërë që Irani të siguronte kualifikimin nga pozita e parë në Grupin A me 18 pikë të fituara nga 24 që ishte maksimumi i mundshëm.

 

Lojtarët kryesorë

Kapiteni Javad Nekounam shumë shpejtë është shndërruar në ‘hajmalinë’ e kombëtares. Krahas lidershipit, ai ofron edhe kualitet së bashku me Masoud Shojaei.

Reza Ghoochannejhad, Ashkan Dejagah dhe Andranik Teymourian janë futbollistët tjerë, te të cilët janë shpresat e tifozëve iranianë. JavadNekounam

Performancat më të mira në një Kampionat Botëror: ‘Argjentina 1978’ (faza grupore), ‘Franca 1998’ (faza grupore), ‘Gjermania 2006’ (faza grupore).

 

Skuadra e plotë

Portierë: Daniel Davari (Eintracht Braunschweig), Rahman Ahmadi (Sepahan Isfahan), Alireza Haqiqi (Sporting da Covilha).

Mbrojtës: Hossein Mahini (Persepolis), Jalal Hosseini (Persepolis), Amir Hossein Sadeqi (Esteghlal), Hashem Beykzadeh (Esteghlal), Mehrdad Pouladi (Persepolis), Ahmad Alenemeh (Naft Tehran), Pejman Montazeri (Umm Salal SC), Steven Beitashour (Vancouver Whitecaps FC), Mohammad Reza Khanzadeh (Zob Ahan Isfahan).

Mesfushorë: Reza Haghighi (Persepolis), Andranik Teymourian (Esteghlal), Ghasem Hadadifar (Zob Ahan Isfahan), Bakhtiar Rahmani (Foolad), Javad Nekounam (Kuwait SC), Ehsan Hajsafi (Sepahan Isfahan).

Sulmues Khosrow Heidari (Esteghlal), Karim Ansarifard (Tractor Sazi), Reza Ghoochannejhad (Charlton Athletic), Alireza Jahanbakhsh (NEC), Masoud Shojaei (UD Las Palmas), Ashkan Dejagah (Fulham).

Trajneri: Coach: Carlos Queiroz

AliDaei

Yjet e dikurshme: Ali Daei, Khodadad Azizi, Karim Bagheri.

 

0 komente