Grupi D

Postuar më: 6 June / 21:52

Italia

Pjesëmarrjet e mëparshme: 17

Tituj: 4

Rangimi sipas FIFA-s: 9

 

Historia në Kampionate Botërore

Me katër tituj të fituar (1934, 1938, 1982 dhe 2006) dhe dy finale të humbura (1970 dhe 1994), Italia gjendet në vend të dytë prapa Brazilit për numrin e trofeve të fituara histori të Kampionateve Botërore.

Azzurrët së bashku me Selecaon janë të vetmit që e kanë fituar Kupën e Botës dy herë radhazi (1934 dhe 1938).

Humbja në gjysmëfinale të turneut ‘Meksika 1970’ nga Gjermania Perëndimore me rezultat 4-3, konsiderohet si ndeshja më spektakolare në histori të Kampionateve Botërore.

 

Kualifikimi për KB 2014

Tashmë jemi mësuar që italianët ta fillojnë keq secilin kompeticion, mirëpo më pas fillojnë të ngriten duke i kthyer gjërat në favor të tyre. Ngjashëm ndodhi edhe në fazën kualifikuese, ku ishin pjesë e Grupit B dhe pas një periudhe, ata morën kontrollin e këtij grupi.

Duke pasur parasysh se kishin kundërshtarë relativisht të vështirë në grup, si Danimarka, Republika Çeke dhe Bullgaria (duke mos përmendur Armeninë dhe Maltën), u prit që të zgjedhurit e Cesare Prandellit të kishin probleme. Mirëpo, porsa arritën në nivelin e tyre të lojës, ata siguruan pozitën e parë në grup me diferencë të konsiderueshme para vendit të dytë.

Prandelli e ka ndryshuar qasjen e lojës së italianëve, të ashtuquajturën ‘catenaccio’. Ai preferon lojë më të hapur dhe më të bukur. “Në kohët e sotme nëse nuk bën lojë atraktive, nuk mund t’i marrësh rezultatet e duhura”, thotë përzgjedhësi i Azzurrëve.

Qëkur mori drejtimin e përfaqësues, ish-trajneri i Fiorentinas e kualifikoi Italinë në finale të ‘Euro 2012’ dhe siguroi pjesëmarrjen në ‘Brazili 2014’.

 

Lojtarët kryesorë

Kapiteni dhe portieri, Gianluigi Buffon, së bashku me mjeshtrin e mesfushës Andrea Pirlo, janë lojtarët më me përvojë në skuadër dhe njëherësh ishin pjesë e përfaqësueses që triumfoi në Gjermani në vitin 2006.

Përkundër skandaleve të tij, Mario Balotelli vazhdon të jetë shpresa e italianëve në fazën ofensive. Prandelli kësaj radhe ka marrë me vete edhe sulmuesit e rinj, si Alessio Cerci dhe Ciro Immobile, nga të cilët pritet që të lënë përshtypje në Brazil.

AndreaPirlo

Performancat më të mira në një Kampionat Botëror: ‘Italia 1934’ (fitues), ‘Franca 1938’ (fitues), ‘Spanja 1982’ (fitues) dhe ‘Gjermania 2006’ (fitues).

 

Skuadra e plotë 

Portierë: Gianluigi Buffon (Juventus), Mattia Perin (Genoa), Salvatore Sirigu (Paris Saint-Germain).

Mbrojtës: Ignazio Abate (Milan), Andrea Barzagli (Juventus), Leonardo Bonucci (Juventus), Giorgio Chiellini (Juventus), Matteo Darmian (Torino), Mattia De Sciglio (Milan), Gabriel Paletta (Parma).

Mesfushorë: Alberto Aquilani (Fiorentina), Antonio Candreva (Lazio), Daniele De Rossi (Roma), Claudio Marchisio (Juventus), Marco Parolo (Parma), Andrea Pirlo (Juventus), Thiago Motta (Paris Saint-Germain), Marco Verratti (Paris Saint-Germain).

Sulmues: Mario Balotelli (Milan), Antonio Cassano (Parma), Alessio Cerci (Torino), Ciro Immobile (Borussia Dortmund), Lorenzo Insigne (Napoli).

Trajneri: Cesare Prandelli

PaoloMaldini

Yjet e dikurshme: Dino Zoff, Paolo Maldini, Silvio Piola.

0 komente