Grupi C

Postuar më: 6 June / 18:29

Japonia

Pjesëmarrjet e mëparshme: 4

Tituj: 0

Rangimi sipas FIFA-s: 46

 

Historia në Kampionate Botërore

Në turneun e tyre debutues, japonezët dështuan të tregoheshin duke i humbur të tria ndeshjet grupore. Mirëpo, në vitin 2002, dolën fitues të grupit, ku bënin pjesë edhe Rusia, Belgjika dhe Tunizia. Në të tetën e finales u eliminuan nga Turqia.

Në ‘Gjermania 2006’ grumbulluan vetëm një pikë në fazën grupore, kurse në ‘Afrika e Jugut 2010’ u kualifikuan në të tetën e finales, ku pësuan nga Paraguai pas ekzekutimit të penaltive.

 

Kualifikimi për KB 2014

Nënë urdhrat e Alberto Zaccheronit, Japonia nuk e filloi aq mirë periudhën kualifikuese, mirëpo futbollistët, si Keisuke Honda, Shinji Kagawa dhe Shinji Okazaki, bënë që të ndryshojë loja e tyre.

Në vazhdim, Samurajët ishin të pandalshëm dhe siguruan kualifikimin për në Botëror si fitues të grupit. Ky është kampionati i pestë radhazi, në të cilin Japonia po merr pjesë.

 

Lojtarët kryesorë

Mesfushori Keisuke Honda është shndërruar në lider të kombëtares së tij duke mbushur hapësirën e lënë pas pensionimit të Hidetoshi Nakata dhe Shunsuke Nakamura.

Në fazën ofensive gjenden Shinji Kagawa and Shinji Okazaki, kurse aty është edhe specialisti i gjuajtjeve të lira, Yasuhito Endo dhe mbrojtësi Atsuto Uchida.

KeisukeHonda

Performancat më të mira në një turne të FIFA-s: ‘Nigeria 1999’ U-20 (finalistë).

 

Skuadra e plotë

Portierë: Eiji Kawashima (Standard Liege), Shusaku Nishikawa (Urawa Reds), Shuichi Gonda (FC Tokyo).

Mbrojtës: Masato Morishige (FC Tokyo), Yasuyuki Konno (Gamba Osaka), Yuto Nagatomo (Inter Milan), Maya Yoshida (Southampton), Atsuto Uchida (Schalke 04), Hiroki Sakai (Hannover 96), Gotoku Sakai (VfB Stuttgart).

Mesfushorë: Masahiko Inoha (Jubilo Iwata), Yasuhito Endo (Gamba Osaka), Keisuke Honda (AC Milan), Shinji Kagawa (Manchester United), Makoto Hasebe (FC Nuremberg), Hiroshi Kiyotake (FC Nuremberg), Manabu Saito (Yokohama F Marinos), Hotaru Yamaguchi (Cerezo Osaka), Toshihiro Aoyama (Sanfrecce Hiroshima).

Sulmues: Shinji Okazaki (Mainz), Yoichiro Kakitani (Cerezo Osaka), Yuya Osako (TSV Munich 1860), Yoshito Okubo (Kawasaki Frontale).

Trajner: Alberto Zaccheroni

ShunsukeNakamura

Yjet e dikurshme: Kazuyoshi Miura, Shunsuke Nakamura, Hidetoshi Nakata.

0 komente