Grupi A

Postuar më: 6 June / 15:29

Kameruni

Pjesëmarrjet e mëparshme: 6

Tituj: 0

Rangimi sipas FIFA-s: 56

 

Historia në Kampionate Botërore

‘Luanët e pamposhtur’ entuziazmuan Spanjën në fazën grupore të vitit 1982 duke bërë paraqitje të mirë pa asnjë humbje. Ata barazuan ndaj Perusë, Polonisë dhe Italisë që më vonë e fitoi turneun. Megjithatë, nuk arritën të kualifikoheshin në fazën e eliminimit direkt.

Tetë vite më vonë hyrën në analet e turneut duke mposhtur kampionin në fuqi, Argjentinën, ndërsa Kameruni u bë përfaqësuesja e parë afrikane që kualifikohej në çerekfinale të një Kampionati Botëror, falë golave të legjendarit Roger Milla.

Ajo performancë mbetet më e mira e tyre, duke qenë se në pjesëmarrjet e mëvonshme (1994, 1998, 2002 dhe 2010) nuk arritën të kalonin fazën grupore.

 

Kualifikimi për KB 2014

Në fazën kualifikuese, Kameruni u përfshi në një grup me Libinë, Kongon dhe Togon, ndërsa në ‘play-off’ pati punë të vështirë me Tunizinë.

Megjithatë, luanët ia dolën që të luajnë pa gola si mysafirë, ndërsa në terren vendas fituan me rezultat 4-1 duke marrë kështu vizën për ‘Brazili 2014’.

Lojtarët kryesorë

Kapiteni Samuel Eto’o vazhdon të mbetet një lojtar i klasit botëror, megjithëse figura e tij karizmatike ka pasur rëniet dhe ngritjet e veta brenda ekipit. Mirëpo, edhe në mungesë të sulmuesit veteran, kjo përfaqësuese është e mbushur me përvojë dhe talent të nivelit të lartë.

Nicolas N’Koulou, Benoit Assou-Ekotto e Aurelien Chedjou janë vitalë në mbrojtje, derisa mesfusha është akoma më e ngarkuar me emra, si Alex Song, Jean Makoun e Stephane Mbia që përbëjnë zemrën e skuadrës.

SamuelEto

Performanca më e mirë në një Botëror: ‘Italia1990’ (çerekfinale).

 

Skuadra e plotë

Portierë: Charles Itandje (Konyaspor), Sammy Ndjock (Fetihespor), Loic Feudjou (Coton Sport).

Mbrojtës: Allan Nyom (Granada), Dany Nounkeu (Besiktas), Cedric Djeugoue (Coton Sport), Aurelien Chedjou (Galatasaray), Nicolas Nkoulou (Marseille), Henri Bedimo (Lyon), Benoit Assou-Ekotto (Tottenham Hotspur).

Mesfushorë: Eyong Enoh (Antalyaspor), Jean Makoun (Rennes), Joel Matip (Schalke), Stephane Mbia (QPR), Landry Nguemo (Bordeaux), Alex Song (Barcelona), Edgar Salli (Lens).

Sulmues: Samuel Eto’o (unattached), Eric Choupo Moting (Mainz), Benjamin Moukandjo (Nancy), Vincent Aboubakar (Lorient), Pierre Webo (Fenerbahce), Fabrice Olinga (Zulte-Waregem).

Trajner: Volker Finke

RogerMilla

Yjet e dikurshme: Roger Milla, Marc-Vivien Foe, Rigobert Song.

0 komente