Postuar më: 7 June / 18:29

Kënga zyrtare e ‘KB 2014’

Që nga viti 1962 për secilin Kampionat Botëror është krijuar nga një këngë zyrtare, e cila paraqet temën kryesore të turneut.

Për ‘Brazili 2014’, këngën zyrtare e kanë realizuar Pitbull, Jennifer Lopez dhe Claudia Leitte që mban titullin “Ole Ola (We Are One)”.


Kompania Sony njëherësh lansoi një garë globale me titull ‘SuperSong’, për të përzgjedhur një këngë për albumin zyrtar të kampionatit, “One Love, One Rhythm”.

Gara u mundësonte të gjithë njerëzve që të konkurronin me këngët e tyre përmes internetit, ndërsa kënga fituese do të incizohej në mënyrë profesionale nga Ricky Martin. Fituese u shpall amerikani Elijah King me këngën “Vida”.

Këngëtarja kolumbiane, Shakira (e cila bëri himnin e ‘KB 2010’, “Waka Waka”), ka realizuar një këngë tjetër “La La La (Dare)”, e cila është tema e dytë e këtij turneu.

Një tjetër këngë e shkruar nga Avicii, Carlos Santana, Wyclef Jean dhe Alexandre Pires që mban titullin “Dar um Jeito (We Will Find a Way)” është zgjedhur si himni i Kampionatit Botëror 2014.

0 komente