Grupi C

Postuar më: 6 June / 18:36

Kolumbia

Pjesëmarrjet e mëparshme: 4

Tituj: 0

Rangimi sipas FIFA-s: 8

 

Historia në Kampionate Botërore

Për dallim nga Kampionati Botëror ‘Italia 1990’, kur gjenerata e artë me yjet, si Rene Higuita dhe Carlos Valderrama, arriti deri në të tetën e finales, Kolumbia asnjëherë tjetër në pjesëmarrjet e veta në turnetë botërore nuk e ka kaluar fazën grupore.

Për më shumë, paraqitja e kolumbianëve në Botërore nuk ka qenë për t’u lakmuar, pasi që zakonisht kanë qenë inferiorë përballë rivalëve.

 

Kualifikimi për KB 2014

Kolumbia i filloi shumë mirë kualifikimet nga Amerika Jugore duke grumbulluar katër pikë nga dy ndeshjet e para, por në xhiron e tretë pësoi në shtëpi nga Argjentina dhe kjo humbje i kushtoi me punë trajnerit Leonel Alvarez.

Arritja e Jose Nestor Pekerman ishte pikë kthese për këtë kombëtare, e cila regjistroi pesë fitore në gjashtë ndeshjet e ardhshme dhe në këtë mënyrë ishin në rrugë të mirë për të marrë vizën për në Brazil.

Kolumbianët zunë vendin e dytë në renditje, pas Argjentinës, ndërsa kjo ishte arritja më e madhe në sistemin kualifikues.

 

Lojtarët kryesorë

Radamel Falcao është rreziku kryesor i kësaj përfaqësuese. Megjithatë, sulmuesi i Monacos ka vuajtur një kohë të gjatë nga lëndimi dhe nuk arriti të riaftësohej me kohë për të luajtur në Brazil.

Krahas tij, Kolumbia mund të llogarisë në dyshen defensive me përvojë, Mario Yepes dhe Luis Perea, si edhe në mesfushorin kreativ, James Rodriguez. Nuk duhet harruar sulmuesi i pamëshirshëm Teo Gutierrez.

marioyepes

Performancat më të mira në një Botëror: ‘Italia ‘90’ (1/8 e finales).

 

Skuadra e plotë

Portierë: David Ospina (Nice), Faryd Mondragon (Deportivo Cali), Camilo Vargas (Santa Fe).

Mbrojtës: Mario Yepes (Atalanta), Cristian Zapata (AC Milan), Carlos Valdes (San Lorenzo), Eder Alvarez Balanta (River Plate), Santiago Arias (PSV Eindhoven), Camilo Zuniga (Napoli), Pablo Armero (West Ham).

Mesfushorë: Carlos Sanchez (Elche), Fredy Guarin (Inter Milan), Abel Aguilar (Toulouse), Aldo Leao Ramirez (Morelia), Juan Fernando Quintero (Porto), Victor Ibarbo (Cagliari), James Rodriguez (Monaco), Juan Guillermo Cuadrado (Fiorentina), Alexander Mejia (Atletico Nacional).

Sulmues: Jackson Martinez (Porto), Carlos Bacca (Sevilla), Adrian Ramos (Hertha Berlin), Teofilo Gutierrez (River Plate).

Trajneri: Jose Pekerman

CarlosValderrama

Yjet e dikurshme: Rene Higuita, Carlos Valderrama, Faustino Asprilla.

0 komente