Grupi A

Postuar më: 6 June / 15:47

Kroacia

Pjesëmarrjet e mëparshme: 3

Tituj: 0

Rangimi sipas FIFA-s: 18

 

Historia nëpër Kampionate Botërore

Kroacia u kualifikua në Kampionatin Botëror të vitit 1998 si një skuadër e panjohur, mirëpo ishte befasia më e madhe e atij turneu. Në 1/8 e finales bënë paraqitjen e paharrueshme kundër Gjermanisë duke e mposhtur me rezultat 3-0.

Mirëpo, u eliminuan në gjysmëfinale nga Franca (2-1) që fitoi turneun. Kroacia arriti që në atë kampionat të zinte vendin e tretë duke e mposhtur Holandën me rezultat 2-1. Në viti 2002 në Kore/Japoni dhe në vitin 2006 në Gjermani, kroatët nuk arritën të dalin nga grupi.

 

Kualifikimi për KB 2014

Kroacia e filloi fuqishëm fazën kualifikuese duke fituar pesë dhe duke barazuar vetëm një herë në gjashtë ndeshjet e para. Mirëpo, në katër ndeshjet e ardhshme rrëmbyen vetëm një pikë duke humbur në shtëpi nga Skocia dhe Belgjika.

Megjithatë, Kroacia zuri vendin e dytë në grup dhe siguroi ‘play-offin’. Ndeshja e parë kundër Islandës përfundoi pa gola, ndërsa në takimin kthyes, kroatët fituan me rezultat 2-0, me golat e Mario Mandzukic dhe Darijo Srna.

 

Lojtarët kryesorë

Kapiteni me përvojë, Darijo Srna, është një lider i lindur, ndërsa mesfushorët Luka Modric dhe Niko Kranjcar gjithmonë mund të ofrojnë frymëzim për të nxjerrë rezultatet e nevojshme.

Në fazën ofensive, trajneri Niko Kovac ka disa lojtarë mjaft të talentuar, si Eduardo, Ivica Olic, Nikita Jelavic e Mario Mandzukic.

LukaModric

Performanca më e mirë në një Botëror: Franca 1998 (vendi i tretë).

 

Skuadra e plotë

Portierë: Stipe Pletikosa (Rostov), Danijel Subasic (Monaco), Oliver Zelenika (Dinamo Zagreb).

Mbrojtës: Darijo Srna (Shakhtar Donetsk), Dejan Lovren (Southampton), Vedran Corluka (Lokomotiv Moscow), Gordon Schildenfeld (Panathinaikos), Danijel Pranjic (Panathinaikos), Domagoj Vida (Dynamo Kiev), Sime Vrsaljko (Genoa).

Mesfushorë: Luka Modric (Real Madrid), Ivan Rakitic (Sevilla), Ognjen Vukojevic (Dynamo Kiev), Ivan Perisic (Wolfsburg), Mateo Kovacic (Inter Milan), Marcelo Brozovic (Dinamo Zagreb), Sammir (Getafe), Ivan Mocinic (Rijeka).

Sulmues: Mario Mandzukic (Bayern Munich), Ivica Olic (Wolfsburg), Eduardo (Shakhtar Donetsk), Nikica Jelavic (Hull City), Ante Rebic (Fiorentina).

Trajner: Niko Kovac

DavorSuker1

Yjet e dikurshme: Davor Suker, Zvonimir Boban, Robert Prosinecki.

0 komente