Postuar më: 14 July / 17:33

Kryeministri italian ishte tifoz i arbitrit në finale

Jam tifoz me arbitrin sepse është italian, ndërsa mes Argjentinës dhe Gjermanisë le të fitojë më i miri, deklaroi kryeministri italian, Matteo Renzi pas pyetjes së një gazetari mbi ndeshjen finale të kampionatit botëror të futbollit, Brazil 2014, mes Gjermanisë dhe Argjentinës.

“Ne si italianë duhet ta harrojmë shpejt dhe me dëshirë këtë botëror”.

“Mua më kanë prekur disa foto gjatë ndeshjes Gjermani-Brazil, e cila përfundoi me rezultatin e thellë 7-1, ku pashë shumë fëmijë që qanin”.

“Dikush mund të më quajë cinik por, kur emocionet e futbollit prekin dhe fëmijët që mërzitën ose gëzohen, na bën të kuptojmë që futbolli nuk është vetëm biznes”, ka deklaruar Renzi.

Ndeshja finale u gjykua nga një treshe arbitrash italianë, me kryesor Nicola Rizzoli. /ansa/bw/

0 komente