ArgjentinaGjermania

Postuar më: 13 July / 15:21

Low: Kush është Messi? Ne mund ta bëjmë historinë!

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, nuk ndjen se ekipi i tij vetëm mund të shkruajë historinë, por edhe të fillojë një epokë të re të paprecedentë fituese.

Brazili dhe Italia deri tani i kanë fituar më shumë se tri Kampionate Botërore, por Gjermania mund të fitojë një trofe të katërt në tokën braziliane dhe Loë thotë se kjo është mundësi perfekte për të shkruar historinë.

“Në të kaluarën kemi pasur këto mundsi, andaj ne e dimë se mund të shkruajmë historinë”.

“Në këtë kontinent, gjithmonë kanë dominuar latino-amerikanët. Pse të mos jemi ne të parët?.

“Kjo mund të konsiderohet një motiv shtesë për të fituar në tokën amerikane”.

“Koha do ta tregojë. Ne kemi lojtarët e duhur dhe ne e dimë se si do t’ia dalim deri në fund. Kemi lojtarë me një të ardhme fantastike. Ky mund të jetë një fillim i ri fitues”.

“Messi? Nuk kemi frikë nga ai. Argjentina nuk varet nga Messi. Ata kanë shumë lojtarë të mëdhenj”.

“Mendoj se finalja do të jetë fantastike. Ata do të tentojmë të mbajnë posedimin dhe të sulmojnë. Do të jetë një përballje e përmasave të jashtëzakonshme. Nëse ne shtrijmë lojën tonë, ne do të fitojmë”, u shpreh Low. /Telegrafi/

0 komente