ArgjentinaGjermania

Postuar më: 12 July / 20:34

Low: Në një finale Botërori s’ka favoritë

Trajneri i Gjermanisë, Joachim Low mendon se fitorja e thellë e skuadrës së tij kundër Brazilit (7-1), nuk ka asnjë rëndësi për finalen e madh të Kampionatit Botëror “Brazili 2014”.

Gjermania dhe Argjentina do të ndeshen nesër mbrëma në “Maracana” në finalen e Botërorit 2014.
“Pancerat” kanë treguar formë të lartë në këtë eveniment të garave duke arritur me plotë meritë në finalen e kësaj ngjarje të madhe futbollistike, megjithatë, Low thotë se në finale nuk ka favorit.

“Në një finale Botërori nuk ka favoritë. Suksesi 7-1 ndaj Brazilit nuk ka asnjë rëndësi”, ka thënë Low, i cili ka shtuar skuadra argjentinase është shumë e rrezikshme.

“Argjentinasit janë shumë të rrezikshëm, kanë fituar me diferencë të ngushtë disa sfida, 1-0, 2-1, me penallti, duke pësuar shumë pak gola. Kanë një mbrojtje të shkëlqyer dhe në përgjithësi janë një formacion shumë agresiv”, tha Low.

“Në këtë përballje na presim shumë, por shumë më tepër intriga në krahasim me gjysmëfinalen”, theksoi Low.

Ballafaqimi finale mes Gjermanisë d! he Argjentinës luhet nesër mbrëma në “Maracana” të Rio De Janieros. /Telegrafi/

0 komente