Zvicra

Postuar më: 26 June / 17:04

Mediat e Zvicrës: Kosova, kanton i Zvicrës

Duket se fitorja ndaj Hondurasit vetëm sa e ka forcuar lidhjen e Zvicrës me Kosovën.

Revista e njohur zvicërane, Die Weltwoche, ka pubilkuar si kryetitull të ballinës lajmin me titull “Kosova: Kantoni i 27-të i Zvicrës”.

Ky kryetitull është shoqëruar me flamurin kombëtar shqiptar, që nuk është flamuri shtetëror i Kosovës.

“Ata na e zhvillojnë futbollin, ne vendin e tyre”, shkruan në nëntitull të shkrimit të Markus Schar.

Ky është vetëm një indikacion tjetër i thellimit të raporteve Kosovë – Zvicër. /Telegrafi/

0 komente