Grupi A

Postuar më: 6 June / 15:58

Meksika

Pjesëmarrjet e mëparshme: 14

Tituj: 0

Rangimi sipas FIFA-s: 20

 

Historia në Kampionate Botërore

Meksika është eliminuar në 1/8 e finales në pesë Kampionatet e fundit Botërore, ndërsa në dy turne ka qenë fajtore Argjentina duke i eliminuar në Gjermani (2006) dhe Afrikë të Jugut (2010).

Këto eliminime kanë qenë të dhimbshme për tifozët meksikanë, të cilët po presin qe një kohë të gjatë që skuadra e tyre të arrijë në çerekfinale. Vetëm dy herë në të kaluarën, Meksika ka arritur deri në tetë përfaqësueset e fundit, në të dyja rastet në terren vendas (1970 dhe 1986).

 

Kualifikimi për KB 2014

Pakkush ka pritur se Meksika do të vuante në rrugën për në Brazil, megjithatë kështu ndodhi. Përkundër statusit të superfuqisë në regjionin e vet, kjo kombëtare regjistroi vetëm dy fitore nga dhjetë ndeshjet finale të fazës grupore. Ndërsa humbja nga Hondurasi në shtëpi, i kushtoi me punë trajnerit Jose Manuel de la Torre.

Federata e futbollit të Meksikës e angazhoi trajnerin me përvojë, Victor Manuel Vucetich, i cili arriti që me fat të sigurojë ‘play-offin’.

Në dy ndeshjet kundër Zelandës së Re, trajneri angazhoi vetëm lojtarë që luanin në ligat meksikane dhe strategjia e tij u tregua e suksesshme, pasi fitoi me rezultat të përgjithshëm prej 9-3 dhe siguroi pjesëmarrjen e 15-të në Kampionate Botërore.

 

Lojtarët kryesorë

Pasi siguruan kualifikimin, u bënë ndryshime në stafin trajnues, në taktika dhe në lojtarë, në mënyrë që Meksika të ishte një kundërshtar i fortë në Brazil. ‘El Tri’ mund të llogarisin në lojtarët e njohur, si Javier Chicharito Hernandez, Andres Guardado dhe Giovani dos Santos.

JavierHernandez

Performanca më e mirë në një garë të FIFA-s: Kupa e Konfederatave 1999 (fitues).

 

Skuadra e plotë

Portierë: Jose de Jesus Corona (Cruz Azul), Guillermo Ochoa (Ajaccio), Alfredo Talavera (Toluca).

Mbrojtës: Miguel Layun (America), Carlos Salcido (Tigres), Paul Aguilar (America), Andres Guardado (Bayer Leverkusen), Hector Moreno (Espanyol), Francisco Javier Rodriguez (America), Diego Reyes (Porto), Rafael Marquez (Leon).

Mesfushorë: Miguel Angel Ponce (Toluca), Jose Juan Vazquez (Leon), Javier Aquino (Villarreal), Hector Herrera (Porto), Isaac Brizuela (Toluca), Marco Fabian (Cruz Azul), Carlos Pena (Leon).

Sulmues: Oribe Peralta (Santos), Javier Hernandez (Manchester United), Giovani dos Santos (Villarreal), Raul Jimenez (America), Alan Pulido (Tigres).

Trajneri: Miguel Herrera

HugoSanchez

Yjet e dikurshme: Antonio Carbajal, Hugo Sanchez, Jorge Campos, Cuauhtemoc Blanco.

0 komente