ArgjentinaGjermaniaMessi

Postuar më: 12 July / 16:41

Messi: I jap të gjitha rekordet për Kupën e Botës

Superylli i Argjentinës, Lionel Messi, ka deklaruar para finales ndaj Gjermanisë se ai është në gjendje t’i japë të gjitha rekordet dhe trofetë personale për të fituar Kupën e Botës me Argjentinën.

Argjentina takohet me Gjermaninë të dielën në Rio De Janeiro dhe Messi thotë se është shumë e rëndësishme për të që të triumfojë në Kupën e Botës.

“Unë do të jipja të gjitha rekordet personale për t’u bërë kampion”.

“Unë do të preferoja që të fitoj Kupën e Botës më shumë se sa Topin e Artë. Si lojtar, Kupa e Botës është gjëja më e madhe që mund të fitosh. është një gjë që ëndërroni si i ri dhe kjo ëndërr kurrë nuk zbehet”.

“Ne do të bëjmë të pamundurën për të bërë këtë ëndërr realitet”, u shpreh Messi. /Telegrafi/.

0 komente