Argjentina

Postuar më: 11 July / 18:30

Messi krenar me Argjentinën

As kontrolli antidoping nuk ia ka prish gëzimin e madh të Lionel Messit pas fitores kundër Holandës.

Argjentina mbrëmë mundi Holandën me rezultat 3-2, pas ekzekutimit të penalltive duke u kualifikuar për finalen e madh të Kupës së Botës ‘Brazili 2014’.

Asi i Barcelonës, përmes profilit të tij Facebook tha se është krenar që skuadra e tij është kualifikuar në finalen e Botërorit 2014. Messi ka lavdëruar gjithë skuadrën e tij për përballjen me holandezët.

“Fati deshi që unë t’i nënshtrohem testit antidoping dhe për këtë arsye nuk mund ta përjetoja këtë moment të veçantë me shokët e mi në dhomat e zhveshjes. Jam shumë krenar si pjesë e këtij grupi. Të gjithë janë fenomenalë, çfarë ndeshje zhvilluan! Ishte një çmenduri!”, ka shkruar Messi.

Ai shpreson se Argjentina do të shfaq performancë të mirë edhe në ndeshjen finale kundër Gjermanisë. /Telegrafi/

0 komente