Shkodran Mustafi

Postuar më: 17 July / 12:29

Mustafi: Italianët nuk mund të më lavdërohen më

Mbrojtësi shqiptar i kombëtares së Gjermanisë, Shkodran Mustafi, ka thënë me shaka se mezi pret të kthehet në Itali për ‘t’iu hakmarrë’ bashkëlojtarëve të tij, të cilët lëvdoheshin për titujt e Italisë në Kampionatin Botëror.

Futbollisti i Sampdorias është shqiptari i vetëm që e ka fituar Kupën e Botës, pas triumfit të Die Mannschaft kundër Argjentinës në finale.

Gjatë një interviste ai ka thënë se mezi pret të takohet me kolegët e tij italianë, të cilëve do t’ua kthejë hakun për titullin e botës.

“Ndihem krenar që fitova kaq shumë për një kohë kaq të shkurtër. Të fitosh Kupën e Botës në moshën 22-vjeçare është gjë shumë e veçantë”.

“Do t’ua nxi jetën të gjithëve kur të shkoj në Itali. Deri dje më kujtonin katër kupat e tyre dhe justifikoheshin me katër yjet. Por tani nuk kanë asnjë argument”, ka thënë Mustafi.

Me triumfin në Brazil, Gjermania ka barazuar numrin e titujve të botës me Italinë. /Telegrafi/

0 komente