Shkodran Mustafi

Postuar më: 14 July / 17:23

Mustafi: Këtë trofe e kam fituar edhe si gjerman edhe si shqiptar

Shkodran Mustafi ua ka kushtuar edhe shqiptarëve triumfin e tij në Kampionatin Botëror me Gjermaninë.

Pas takimit, ai dha dhe një intervistë të shkurtër për gazetarin Dritan Shakohoxha duke përshëndetur të gjithë shqiptarët.

“Falënderoj të gjithë shqiptarët për mbështetjen, ky trofe shkon edhe për ata që janë fansat e mi”.

“Jam i lumtur që në Shqipëri dhe Maqedoni, edhe në Kosovë janë gëzuar për mua”.

“Unë e kam fituar këtë trofe edhe si gjerman edhe si shqiptar. Është një ëndërr për mua”, ka thënë Mustafi.

22-vjeçari është shqiptari i parë që arriti të shpallej kampion bote në futboll, ndërsa për femra ka triumfuar më parë dhe Fatmire Bajramaj. /KP/Telegrafi/

0 komente