Grupi F

Postuar më: 6 June / 18:17

Nigeria

Pjesëmarrjet e mëparshme: 4

Tituj: 0

Rangimi sipas FIFA-s: 44

 

Historia në Kampionate Botërore

Në pjesëmarrjet e para në Kampionate Botërore (1994 dhe 1998), Nigeria ka impresionuar duke u kualifikuar në të tetën e finales.

Mirëpo, në pjesëmarrjet tjera është eliminuar që në fazën grupore. Në turneun e fundit, në Afrikën e Jugut, ata nuk bënë asgjë për të ngritur reputacionin e tyre.

Mirëpo, ‘Brazili 2014’ është një mundësi që kampioni i Afrikës të tregojë më shumë.

 

Kualifikimi për KB 2014

Meqë ishin caktuar në Grupin F me Malauin, Keninë dhe Namibinë, nigerianët ishin favoritë të mëdhenj për të arritur në ‘play-off’ dhe në fazën grupore ata nuk regjistruan asnjë humbje. Mirëpo, barazuan tri herë, nga një barazim me secilin kundërshtar.

Në ‘play-off’, Shqiponjat u ndeshën me ekipin më të dobët në renditje – Etiopinë. Nigeria nuk ishte aspak e rrezikuar në dy përballjet. Në udhëtim fitoi me rezultat 2-1, kurse në shtëpi me epërsi 2-0.

 

Lojtarët kryesorë

Trajneri Stephen Keshi është një trajner, i cili nuk ka frikë që të zgjedhë lojtarët në formë që luajnë në klubet nigeriane dhe të mos ftojë yjet e njohura të futbollit.

Kjo politikë u tregua mjaft frytdhënëse, pasi Nigeria fitoi Kupën e Kombeve të Afrikës në vitin 2013.

John Obi Mikel mbetet njeriu kryesor i përfaqësueses, kurse veterani në portë, Vincent Enyeama, ofron siguri. Victor Moses, Ahmed Musa dhe Emmanuel Emenike janë pjesët kryesore të fazës ofensive.

Soccer - Africa Cup of Nations 2010 - Egypt v Nigeria - Benguela

Performancat më të mira në një Kampionat Botëror: ‘SHBA 1994’ (1/8 e finales), ‘Franca 1998’ (1/8 e finales).

 

Skuadra e plotë

Portierë: Vincent Enyeama (Lille), Austin Ejide (Hapoel Be’er Sheva), Chigozie Agbim (Gombe United).

Mbrojtës: Elderson Echiejile (Monaco), Efe Ambrose (Celtic), Godfrey Oboabona (Rizespor), Azubuike Egëuekëe (Warri Wolves), Kenneth Omeruo (Chelsea), Juwon Oshaniwa (Ashdod), Joseph Yobo (Fenerbahce), Kunle Odunlami (Sunshine Stars).

Mesfushorë: John Mikel Obi (Chelsea), Ramon Azeez (Almeria), Ogenyi Onazi (Lazio), Reuben Gabriel (Waasland-Beveren), Michael Babatunde (Volyn Lutsk).

Sulmues Ahmed Musa (CSKA Moscow), Shola Ameobi (Newcastle), Emmanuel Emenike (Fenerbahce), Peter Odemwingie (Stoke), Michael Uchebo (Cercle Brugge), Victor Moses (Chelsea), Uche Nwofor (Heerenveen).

Trajneri: Stephen Keshi

JayJayOkocha

Yjet e dikurshme: Jay Jay Okocha, Nwankwo Kanu, Rashidi Yekini.

 

 

 

0 komente