Postuar më: 16 July / 21:42

Ozil, paratë e Botërorit ia dhuron Gazës

Mesfushori gjerman, Mesut Ozil, ka vendosur që përfitimet tij në Kampionatin Botëror t’i dhurojë për fëmijët në Gaza.

Futbollisti i Arsenalit është shpallur kampion me Gjermaninë në ‘Brazili 2014’ dhe përfitimet personale nga turneu nuk do t’i mbajë për vete.

Ai ka fituar 443.330 euro dhe të gjitha këto para do të shkojnë për palestinezët, njofton International Business Times.

Ozil ka fituar 300.300 euro bonuse vetëm që i ndihmoi Gjermanisë ta fitonte titullin në finale.

Ndërsa 143.030 euro të tjera i ka fituar për triumfin në gjysmëfinale. /Telegrafi/

0 komente