Postuar më: 17 July / 09:58

Përfaqësuesja e Argjentinës ndihmon fëmijët me kancer

Mediat argjentinase njoftojnë se përfaqësuesja e Albicelestëve ka dhuruar 135.000 dollarë për fëmijët e sëmurë me kancer.

Futbollistët e kësaj përfaqësuese vendosën që preminë për pjesëmarrje në Botëror t’ia dhurojnë një klinike pediatrie në Brazil.

Paratë i janë dhënë klinikës Garrahan në Bueno Aires përmes fondacionit të Lionel Messit.

Këto para do të shfrytëzohen për t’u ofruar kushte më të mira fëmijëve të shtirë në këtë spital.

Argjentina u mposht në finale të Kampionatit Botëror nga Gjermania. /Telegrafi/

0 komente